"Amerika ka nevojë për për një motivues, që t'u kthejë njerëzve vetëbesimin dhe optimizmin"
31 Tetor 2008"Allgemeine Zeitung" që del në Maic komenton: "Atmosfera në elektorat nuk presupozon votën - në luftërat elektorale në Gjermani citohet shpesh kjo fjali. Ndoshta tingëllon si pllakative, por shpesh herë politikanët kanë përjetuar me dhimbje, se si një thënie në dukje e parëndësishme, del si e vërtetë që duhet vlerësuar me seriozitet. Më konkretisht kjo për kandidatin demokrat Obama do të thotë: ai kryeson në sondazhe, inskenon duke shpenzuar jashtëzakonisht shumë para për prezantimet e shkëlqyera publike dhe plot entuziazëm, ndërkohë që rivali i tij republikan, Mekkein duket sikur çalon nga pas. Por rezultati i zgjedhjeve ende nuk është vendosur. Padyshim Obama, nisur nga të gjitha ato që mund të parashikohen, është presidenti i përshtatshëm. Ai rrezaton inteligjencën dhe karizmën, e pikërisht për këtë përzierje ka nevojë vendi pas kohës së vrejntur të Bushit dhe në sfondin e krizës globale financiare. Obama vërtetë s´mund të bëjë mrekullira, por ai është në gjendje t´u japë besim njerëzve, dhe kjo është e rëndësishme në kohët e krizave ekzistenciale."
"Pforzheimer Zeitung" shkruan: "Amerika ka nevojë jo vetëm për një plan politik për të ardhmen, por edhe për një motivues, i cili t´u kthejë njerëzve vetëbesimin dhe optimizmin. Ky njeri duke krahasuar kandidatët Obama dhe Mekkein mund të jetë vetëm njëri prej tyre. Obama u sjell njerëzve të gjitha cilësitë, që duhet të ketë një president i shkëlqyer i SHBA. Gjithashtu si politikan ai ka më shumë përvojë nga ç´kujtojnë disa. Askush nuk bëhet senator i sukseshëm, vetëm sepse di ta shesë mirë veten. Nëse zgjedhësit ia mbyllin rrugën Obamës për në Shtëpinë e Bardhë, atëherë ata humbasin një shans të madh. Jo sepse, nuk do të qeverisë një me ngjyrë, por sepse më i miri do të mbetet jashtë."