1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ambientalistёt shqiptarё kundër importit dhe riciklimit të mbeturinave

Ani Ruci9 Gusht 2012

Shoqёria civile kundër importit dhe riciklimit të mbeturinave nga jashtë pёrmes referendumit.

https://p.dw.com/p/15n3n
Eine offene Müllkippe im Umland von Buenos Aires (undatiertes Handout). Der argentinischen Hauptstadt Buenos Aires wächst der Müllberg langsam über den Kopf. Die offenen Deponien im Umland der 13-Millionen-Metropole sind fast voll. Und jeden Tag kommen 5000 Tonnen hinzu. Eine langfristige Strategie zur Vermeidung, Trennung und Verwertung von Müll aber gibt es nicht. Foto: Greenpeace (Zu dpa-Korr.: "Tango-Metropole Buenos Aires beim Umweltschutz völlig aus dem Takt" vom 31.08.2008) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Argentinien Müllkippe in Buenos AiresFotografi: picture-alliance/dpa

Historia e importit tё mbeturinave nga vendet e BE-së dhe pёrpunimi i tyre nё Shqipёri nisi 8 vjet mё parё. Nё vitin 2004, qeveria socialiste e ish-kryeministrit Fatos Nano nёnshkroi njё kontratё me qeverinё italiane tё ish-kryeministrit italian Berlusconi, pёr importimin dhe pёrpunimin nё Shqipёri tё mbeturinave urbane italiane. Sipas kёsaj kontrate ato do tё digjeshin nё njё pikё pranё Tiranёs qё do tё ndёrtohej me fondet e Italisё. Por kundёrshtimi i fuqishёm i shoqёrisё civile dhe lёvizjes ambientaliste, largimi nga pushteti pasi një viti i socialistëve për shkak të humbjes se zgjedhjeve tё vitit 2005, riardhja nё pushtet e demokratёve sollёn anulimin e kёsaj kontrate.

Njё ligj i miratuar vitin e kaluar, vetёm me votat e maxhorancёs sё djathtё, i cili lejon importimin e plehrave jo vetem nga Italia por gjithe vendet e BE, rinxori nё skenё kёtё çёshtje. Lavdosh Ferrumi, ambientalist i njohur shpjegon pёr programin shqip tё DW pse ky biznes kërkon të gjejë terren të gjërë në Shqiperi: "Importi i mbeturinave nga vendet e BE dhe riciklim i tyre është fitimprures për kompanite evropiane sepse në Shqiperi ndotja e mjedisit nuk penalizohet si ndodh nё vendet e BE. Meqё ndotja nё kёto vende kushton shumё, kurse nё Shqipёri ka kosto "zero" atёhere shpenzimet e kompanive evropiane pёr tё ricikluar mbeturinat nё vendet e tyre tё origjinёs jane më të vogla dhe ndahen me kompanitë shqiptare, tё cilave iu dha kohёt e fundit licenca pёr tё importuar dhe ricikluar mbeturinat. Vendet e BE kane teknologji shume me te përparuara ne krahasim me Shqiperine per te bere riciklimin e mbeturinave te tyre, por gjithmone në këmbim të një kostoje të madhe, të cilën e kërkojnë parametrat e ruajtjes së mjedisit nga ndotja." - thotё Lavdosh Ferruni.

Ai mendon se nese kjo do të ndodhë, atëherë Shqiperia do të jetë para njё ndotjeje tё pariparueshme mjedisore dhe shansesh të mëdha të humbura pёr zhvillimin ekonomik tё vendit.

Lavdosh Ferruni, leader of the Environment Movement in Albania Key words: Albanien Kroatien Müll Author: Ani Ruci, November 25th
Lavdosh FerruniFotografi: DW

"Ekonomia shqiptare nёse hyn nё kёtё rrugё, pra investimeve nё industrinё e riciklimit tё mbetjeve do tё krijojё nё tё ardhmen njё situatё dramatike pёr zhvillimin e turizmit dhe tё bujqёsisё. Ligji parashikon importin e mё shumё se 1 milion tonёve mbeturina nё vit, gjё qe do tё thotё njё ndotje e jashtёzakonshme e mjedisit, tё cilёn Shqipёria nuk do tё jetё nё gjendje ta rikuperojё, pasi mund tё ndoten ujrat nёntokёsore, burimet e ujit tё pijshёm, etj."- thekson Lavdosh Ferruni.

Shpresa e vetme: referendum popullor

Qё kjo tё mos ndodhё kjo 60 mijё vetё firmosёn njё kёrkesё pёr referendum popullor, pёr tё cilin KQZ pas verifikimit tё firmave miratoi zhvillimin e tij nё janar tё vitit tё ardhshёm. "Kemi shumё shpresa qё ky ligj tё anulohet pёrmes referenfdumit. Sё pari sepse publiku nё Shqipёri ёshtё ndёrgjegjёsuar. Nё bazё tё njё pyetёsori profesional rezulton se 80 % e banorёve tё Shqipёrisё janё kundёr importit tё plehërave. Ndёrkohё qё ka edhe segmente tё poliktikёs dhe vendimmarrjes qё po ndёrgjegjёsohen pёr ndikimin negative afatgjatё tё importit tё plehrave nё ekonominё e Shqipёrisё. Presim qё politika tё tёrhiqet" - thotё Lavdosh Ferruni.

Moratorium pёr importin e mbeturinave nga vendet e BE

Por deri nё janar kur tё zhvillohet referendumi popullor dhe deri sa tё dalin rezultatet e tij, ligji lejon importin dhe riciklimin e plehrave nga vendet e BE. Tri kompani vendase kanё marrё tanimё licencёn madje kanë nënshkruar kontrata me kompani evropiane. Pёrballё njё situate tё tillё "de facto" te importit dhe riciklimit te mbeturinave nga vendet e BE, lёvizja ambientaliste nё Shqipёri ka paraqitur njё alternativё tjetër bllokimi.

"Deri sa tё kryhet referendumi, ne kemi kёrkuar qё parlamenti tё miratojё njё moratorium, përmes të cilit të bllokohet importi i mbeturinave deri sa te dalin rezultatet e referendumit. Sikur edhe pёr njё vit mbeturinat tё vijnё nё Shqipёri, vendi do tё pësojë njё ethe hemoragjike mjedisore qё do ta "sёmurё" shumё rёndё.

A ka leje mjedisore pёr importim mbeturinash nga Gjermania?

Ligji i miratuar vitin e kaluar nuk pёrjashton importin e mbeturinave nga asnjё vend i BE-së. Deri më sot kontrata janё nёnshkruar me Maltёn, Spanjёn dhe Italinё. "Deri tani nuk ka ndonjё leje mjedisore pёr importin e mbeturinave nga Gjermania. Por ligji nuk e pёrjashton kёtё" - thotё Lavdosh Ferruni.

Viti 2013 do tё pёrcaktoje nёse Shqipёria do tё shndërrohet nё njё kosh gjigand mbeturinash tё BE-së apo referendumi popullor do t'i thotё Ndal ndotjes mjedisore me pasoja tё rёnda pёr zhvillimin e turizmit dhe tё bujqёsisё, që janë sektorёt kryesorё qё premtojnё zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, pa të cilin nuk mund të ketë progres në aspiraten që një ditë edhe Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së.