1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aleancë e re e populistëve të djathtë

Sabrina Pabst/Angjelina Verbica13 Nëntor 2013

Ata janë kundër BE, por duan të bashkohen për zgjedhjet evropiane në maj 2014. Marine Le Pen dhe Geert Wilders duan të angazhohen më shumë në Parlamentin Evropian, pavarësisht toneve nacionaliste.

https://p.dw.com/p/1AGBS
Politikania franceze Marine Le Pen
Politikania franceze Marine Le PenFotografi: picture-alliance/dpa

Që të dy janë bjondë, të suksesshëm në politikë, shihen si karizmatikë dhe janë kundër Evropës. Marine Le Pen dhe Geert Wilders janë të vendosur për të dalë së bashku në zgjedhjet evropiane në maj 2014.

Ata kanë mjaft gjëra të përbashkëta për të krijuar një aleancë anti-evropiane, thotë Sylvie Goulard, deputete liberale në parlamentin evropian nga Marseja. ato janë kundër të huajve, integrimit europian, ndjellin frikërat nga një Bruksel i gjithëpushtetshëm dhe thonë se dëgjojnë gjoja zërin e popullit. "Për fat të ke është një bazë e mirë e përbashkët. Por në qoftë se secili vend evropian vë interesat e veta kombëtare mbi gjithçka tjetër, atëherë Evropa do të shkatërrohet."

Por bashkëpunimi europian i partive të djathta do të jetë shumëi vështirë për t'u vënë në jetë nga ana organizative, mendon Kai Arzheimer, nga Instituti i Shkencave Politike në Universitetin e Mainz-it. "Ne kemi pasur në të kaluarën fraksione të ngjashme në Parlamentin Evropian dhe këto fraksione janë shpërbërë rregullisht brenda dy apo tre vjetëve. Rivalitetet ishin shumë të mëdha dhe u mungonte sidomos profesionalizmi". Projektet e deritanishme kanë dështuar në rradhë të parë, thotë Arzheimer, sepse votuesit nuk i është shpjeguar se përse një parti nacionaliste duhet të bashkëpunojë në nivel evropian.

Politikani holandez Geert Wilders
Politikani holandez Geert WildersFotografi: picture-alliance/dpa

"Përmbajtja e Frontit National është e helmët"

Kryetarja e Frontit Nacional Le Pen doli në vendin e parë në një sondazh për zgjedhjet evropiane të majit 2014 të zhvilluar në tërë Francën. Edhe Geert Wilders dhe Partia e tij e Lirisë ka ngritje. Të dy kryetarët e partive përfaëqësojnë një brez të ri politikanësh të krahut të djathtë, të cilët mendojnë përtej kufijve të tyre kombëtarë dhe paraqiten më të moderuar se brezi i paraardhësve të tyre. "Toni i Marine Le Pen është i zbutur në krahasim me atë të babait të saj" thotë eurodeputetja Sylvie Goulard dhe kujton prezantimet shumë provokuese të themeluesit të Frontit Nacionalr, Jean-Marie Le Pen.

Por përmbajtja e partisë vazhdon të jetë e helmët dhe në të ka ende shumë njerëz me mendime shumë raciste. Një pjesë e programit të partisë i kushton vemendje favorizimit të shtetasve francezë në vend. Një pikë, që është në kundërshtim me ligjin e BE dhe konventat ekzistuese për të drejtat e njeriut.

E djathta politike sot nga pamja e jashtme shfaqet liridahëse dhe demokratike, pothuajse liberale, madje del në mbrojtje të të drejtave të grave, apo homoseksualëve, thotë politologu Arzheimer. Anti-semitizmi dhe nacionalizmi janë zëvendësuar me të tjerë, për shembull me refuzimin e integrimit evropian. Në këtë mënyrë partitë e krahut të djathtë janë bërë disi të 'pranueshme', thotë Arzheimer.

Eurodeputetja Sylvie Goulard
Sylvie GoulardFotografi: European Parliament

Partitë e suksesshme të djathta janë rrallë haptazi raciste. "Sot bëhet fjalë gjithmonë për konfliktin e vlerave kulturore. Dhe ky racizëm i modernizuar është në shoqëritë shumë më i pranueshëm", thotë politologu.

Ksenofobia që vazhdon të ekzistojë nuk drejtohet kundër evropianoperëndimorëve të tjerë. Përkundrazi ata aspirojnë për një bashkim të shteteve nacionale për të mbrojtur kombësinë e tyre, identitetin e tyre. "Aleanca duhet të mbrojë vlerat liberale ndaj njerëzve nga kulturat e tjera", thotë Arzheimer.

Skepticizmi ndaj BE u jep stimul

Që nga fillimi i krizës ekonomike dhe financiare në Evropë kritika kundër politikës së Brukselit ka forcuar grupimet antievropiane dhe grupet e djathta, mendon Sylvie Goulard. "Tendencat për të kërkuar kokë turku nuk është i çuditshëm në këto kohë, sepse Bashkimi Evropian nuk ka bërë gjithmonë politikën e duhur", thotë politikanja liberale nga Marseja. Edhe në Francë politika gjatë krizës ka vepruar shpesh e pafuqishme dhe nuk i ka realizuar reformat e rëndësishme. "Presidenti Holland deri tani nuk ka qenë shumë i suksesshëm. Dhe për fat të keq zonja Le Pen duket si një alternativë, edhe për faktin se ajo nuk ka qenë kurrë më parë në pushtet."

Edhe në shumë vende të tjera evropiane ka parti të djathta populiste dhe anti-evropiane si Fronti Nacional i Marine Le Pen dhe Partia e Lirisë e Geert Wilders në Hollandë, Këto janë NPD në Gjermani, Fronti Kombëtar Britanik, Jobbik në Hungari, apo Ataka në Bullgari. Ata të gjithë kanë një gjë të përbashkët, ata u premtojnë qytetarëve zgjidhje të thjeshta për probleme jashtëzakonisht komplekse dhe jo vetëm në vendin e tyre, por në të gjithë Evropën.