Alberto Contador fiton garën çiklistike të Francës
26 Korrik 2010Çiklisti profesionist Alberto Contador fitoi për herë të tretë pas vitit 2007 dhe 2009 turin çiklistik të Francës. Spanjolli e kishte thelluar të shtunën ndjeshëm epërsinë e vet ndaj Andy Schleck-ut në garën individuale nga Bordoja në Pauillac. Të dielën ai u nis me 39 sekonda avantazh ndaj të dytit, luksemburgasit, në segmentin e fundit për në Paris.
Këto 30 sekonda dhe një vend në grupin kryesues në sheshin Elize në Paris atij i mjaftuan, që të korrë fitoren. Ndërsa në pjesën e fundit të gjatësisë prej 102,5 km nga Longjumo në Paris fitoren e siguroi britaniku Mark Cavendish, i cili më këtë festoi fitoren e tij të pestë në garën çikliste të njohur me emrin Turi i Francës.
Nga Formula 1: Favoriti Sebastian Vettel nuk fitoi Çmimin e Madh të Gjermanisë në Hokenhaim, megjithëse u nis nga poziconi i parë. Vettel zuri vendin e tretë, ndërsa dueti i Ferrarit Fernando Alonso dhe Felipe Massa zunë vendin e parë dhe të dytë. Piloti i McLaren, Lewis Hamilton zuri vendin e katërt.
AG/E. Ahmeti/L. Arapi