1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Albert Einstein - Vuajtja e pacifistit

Mes entuziazmit për luftën dhe skepticizmit. Si e kanë përjetuar personalitete gjermane Luftën e I Botërore 100 vjet më parë? Albert Einstein

"Në kohë të tilla njeriu e sheh, se ç'lloji të trishtueshëm bagëtie i përket." Me këto fjalë të ashpra Albert Einstein shprehet më 19 gusht 1914 – gati dy javë pas shpalljes së luftës nga Gjermania ndaj Rusisë dhe Francës - në një letër për fillimin e luftës dhe qëndrimin patriotik të shumë kolegëve të tij shkencëtarë, që e trondisin fizikantin. Ai ndihet në këtë çast i vetëm si intelektual dhe pacifist. "Unë dremis i qetë në indinjatën time dhe kam ndjesi të përzier mes keqardhjes dhe neverisë." 35 vjeçari Einstein, anëtar i Akademisë prestigjoze Prusiane të Shkencave, këtë vit me një gjendje pështjellimi është zhvendosur nga Zvicra në Berlin. Tani ai ndodhet në epiqendrën e luftës.

Pacifizmi i Einsteinit ushqehet jo vetëm prej një programi politik, por edhe nga aversioni intuitiv ndaj dhunës dhe gjithçkaje militariste. Nënshtetësinë e tij gjermane ai e ka hequr qysh në moshën 16 vjeçare, kjo edhe për t'iu shmangur detyrimit për shëbrimin ushtarak. Si profesor në Berlin atij i duhet të përjetojë mobilizimin shpirtëror të kolegëve të vet. Shumë prej tyre nënshkruajnë manifestin "Thirrja ndaj botës së kulturës", që u publikua në tetor 1914. Mospërfillja e neutralitetit belg nga Rahju gjerman përshëndetet në këtë manifest, në të proklamohet një supremaci moralo-kulturore e gjermanëve dhe nxiten ndjenja kundër "mongolëve dhe zezakëve", të cilët gjoja duan ta shkatërrojnë Gjermaninë.

Kjo është e tepruar për Einstein: Për herë të parë ai vendos për një aktivitet politik. Bashkë me një koleg të tij, mjekun Georg Friedrich Nicolai, ai punon për një dokument alternativë. "Thirrja ndaj europianëve" është titulli i manifestit, që në formë të moderuar u drejtohet të gjithë intelektualëve vullnetmirë duke këkruar së paku të jenë pragmatikë dhe të hiqet dorë nga aneksimi si dhe të krijohet një rend europian i një paqeje të qëndrueshme. Rezonanca është zhgënjyese, vetëm dy përkrahës gjen ky apel. Karriera akademike e Nicolais merr fund, Einsteinit i falet ky qëndrim, sepse si zviceran ai vjen nga një vend neutral dhe nga ana tjetër ai gjithsesi konsideorhej si një mendimtar rebel.

Albert Einstein mit seiner Stieftochter Margot bei der Einbürgerung als amerikanische Staatsbürger

Albert Einstein duke u betuar për marrjen e nënshtetësisë amerikane në vitin 1940

Katër vjet me radhë Einsteini vuan në Berlin, vetëm me fundin e luftës ai entuziazmohet: "Tek ne militarizmi është mposhtur përfundimisht […] " Por që ai as që mund ta përfytyrojë, se me këtë parashikim gabohet rëndë. Vetëm 19 vjet pas Luftës së I Botërore për shkak të diktaturës ai e ka të pamundur të vazhdojë punën në Gjermani. Nga një udhëtim për punë shkencore në SHBA në vitin 1933 pas marrjes së pushtetit nga Hitleri Albert Einsteini nuk u kthye më në Gjermani.