1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Albania - Go Your Own Way

Si destinacion turistik Shqipëria ofron jo vetëm surpriza për të huajt, por shumë të panjohura edhe për vetë banorët vendas

204 metra katrorë Shqipëri në Shtutgart – kjo është sipërfaqja e stendës së Shqipërisë në Panairin e Shtutgartit. Është hera e parë që Shqipëria merr pjesë si vend partner i një panairi ndërkombëtar.

Stenda e përbashkët ofron vend si për operatorët turistikë që promovojnë turizimin shqiptar, edhe për 15 bashki që kanë në fokus të tyre turizmin, thotë Leonard Maçi, drejtor i Marketingut dhe i Imazhit pranë Agjencisë Kombëtare të Turizimit.

Deutschland Stuttgart - Urlaubsmesse (DW/P. Pani)

Leonard Maçi (majtas), Xhimi Begeja (në mes)

Broshura informative, filma dokumentarë, fotografi, shfaqje me valle popullore, prezantime të destinacioneve turistike në Shqipëri tërheqin vizitorë të shumtë në stendën shqiptare. Andrea Mazelliu përllogarit se stendën e kanë vizituar rreth 80 mijë të interesuar.

Mjaft mundësi

humë prej të interesuarve duan ta vizitojnë Shqipërinë në mënyrë individuale dhe u interesojnë sidomos malet e Shqipërisë, që i lidhin me përfytyrimet e tyre romantike të fëmijërisë, kur lexonin romanet e Karl May-it.

Xhimi Begeja, kryetar i shoqatës turistiko-alpinistike Dajti, sqaron intineraret që kanë përgatitur vullnetarisht anëtarët e kësaj shoqate dhe se kudo sot ofrohen mundësi për të fjetur dhe për të shijuar prodhimet vendase. Agjencitë dhe shoqatat e turzimit në Shqipëri kanë përgatitur edhe një hartë për kampingjet dhe turizimin aventuror në Shqipëri.

Albania - Go Your Own Way

Shqipëria e promovon në botë turizimin e saj nën markën: Albania - Go Your Own Way. Dhe turistët kanë mundësi të ndryshme për ta bërë këtë: me këmbë, biçikleta, motorë, makinë, individualisht apo në grup.

Në stendat e tjera të panarit të bie në sy se ka shumë operatorë turistikë që e kanë përfshirë tani Shqipërinë në programet e tyre dhe ofrojnë ture. Turet janë që nga ato të karakterit të përgjithshëm, deri tek ato me karakter specifik, si ture kulturore, ture kulinarike apo edhe botanike.

Orkide dhe bimë të tjera vendase

Një ekskursion botanik nëpër Shqipëri ofron p.sh. Duma-Naturreisen. Pjesëmarrësit e këtij udhëtimi kanë mundësi të njihen me bimë endemike të Shqipërisë, pra që rriten vetëm në zona të caktuara të saj si viola albanicum dhe viola tomorricum që rriten në Berat, si dhe me lloje të ndryshme orkidesh që rriten në zonën e Gjirokastrës.

Shqipëria si destinacion turistik ofron pra jo vetëm surpriza për të huajt, por shumë të panjohura edhe për vetë banorët vendas.