Akuza të ndërsjellta mes SHBA-ve dhe Iranit
9 Dhjetor 2007Reklamë
Irani akuzoi Shtetet e Bashkuara se kanë përdorur metoda spiunazhi për të hartuar një raport mbi aktivitetet bërthamore të Teheranit.
Agjensia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA citon ministrin e jashtëm iranian Manuçer Motaki të ketë thënë se qeveria e tij kishte dërguar një notë proteste në ambasadën zvicerane në Teheran për tu ankuar rreth Raportit të Zbulimit Kombëtar i cili u publikua këtë javë.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates, i cili po viziton Bahreinin, tha se Irani vazhdon të jetë një kërcënim ndaj Lindjes së Mesme dhe Shteteve të Bashkuara.