Akuzë për vrasje kundër Beate Zschäpe
1 Shkurt 2013Disa media njoftojnë se Beate Zchäpe duhet të përgjigjet në gjyq për akuzat e vrasjeve, në procesin që do të zhvillohet në Gjykatën e Landit (OLG) në Mynih. Kështu OLG, merr përsipër të zhvillojë procesin me akuzën e bërë në muajin nëntor nga Prokuroria. Konfirmim zyrtar të gjykatës nuk ka, megjithatë avokati i Zschäpes, Wolfgang Stahl konfirmoi akuzën për vrasje.
Prokuroria e akuzoi Zschäpen, se duke qenë anëtare e një organizate ilegale nacionalsocialiste ka marrë pjesë në dhjetë vrasje dhe 15 vjedhje. Mbrojtja e terroristes e pati vënë në dyshim në momentin e ngritjes së akuzës që klientja e tij mund të akuzohet për vrasje. Ajo e ka argumentuar qëndrimin e saj me atë se, Zschäpe nuk ka qenë e pranishme në kryerjen e vrasjeve.
Fillimi i procesit ndoshta në prill
Prokurori i Përgjithshëm, Harald Range është i bindur se Zschäpe është fajtore. Pas një vit hetimesh në muajin nëntor arritëm në rezultatin se: "ajo nuk ka qenë ndihmëse ose shoqëruese, por ka vepruar në të njëjtin rang". Bindja e tij bazohet në rreth 6800 dokumentat dhe marrjen në pyetje të 1200 dëshmitarëve. Ndërkohë është përpiluar një akuzë prej 500 faqesh, sipas së cilës Zschäpe ka qenë direkt në afërsi të vendit të ngjarjes.
Procesi kundër terroristes së akuzuar pritet të fillojë në muajin prill. Sipas gazetës "Tagesspiegel" në vendimin për hapjen e procesit thuhet se dyshimet janë të mjaftueshme, që të akuzuarit t`i ketë kryer veprat penale për të cilat akuzohet. Gjykatësi rekomandoi vazhdimin e hetimeve kundër Zschäpe dhe ish-funksionarit të Partisë Nacionaldemokratike Ralf Wohlleben, i cili mendohet të ketë pasur rol qëndror në sigurimin e armëve, me të cilat janë kryer vrasjet.