1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aksion kontrolli dhe bastisjesh kundër salafistëve

ZDF/dpa/DW14 Mars 2013

Ndalohen disa shoqata salafiste radikale në Frankfurt dhe landin Nordrhein-Westfalen.

https://p.dw.com/p/17wxV
Fotografi: Getty Images

Policia gjermane ndërmori një aksion të madh kontrolli dhe bastisjesh kundër salafistëve radikalë në landet Nordrhein-Westfalen dhe Hesen (13.03). Sipas njoftimeve të Ministrisë së Brendshme në Berlin, kontrolle iu bënë 20 mbështetësve të kësaj lëvizjeje islamiste.

Këto veprime lidheshin me zbatimin e urdhërit për ndalimin e shoqatave të salafistëve radikalë që kishte nxjerrë ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich. Oficerët e policisë konfiskuan ndër të tjera telefona celularë, kompjuterë, pajisje për video dhe materiale propagandistike në gjermanisht dhe arabisht. Në organizatat e ndaluara bëjnë pjesë "Dawa FFM" dhe "Audiot islame" me qendër në Frankfurt dhe Shoqata "an-Nussrah" me qendër në Nordrhein-Westfalen.

Ministri i Brendshëm Friedrich foli për një ndërhyrje të thellë në strukturat salafiste në Gjermani. Salafizmi, në formën që predikohet dhe përfaqësohet nga shoqatat e ndaluara është i papajtueshëm me rendin demokratik dhe liritë themelore në Gjermani.

Bundesinnenminister Hans-Peter Friedrich (CSU) gibt am 13.03.2013 ein Statement nach der Sitzung des Innenausschusses des Bundestags in Berlin. Die deutschen Sicherheitsbehörden haben erneut zum Schlag gegen die salafistische Szene ausgeholt. Friedrich verbot die Vereinigungen «DawaFFM» und «Islamische Audios» - ebenso eine Teilorganisation der bereits 2012 verbotenen Gruppierung «Millatu Ibrahim». Foto: Maurizio Gambarini/dpa
Ministri i Brendshëm Hans-Peter FriedrichFotografi: picture-alliance/dpa

"Shoqatat salafiste që kemi ndaluar ofrojnë një terren për ushqimin e një baze ideologjike në luftë kundër demokracisë, kundër lirisë sonë, dhe prandaj këto masa ekzekutive ishin të nevojshme." - tha ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich.

Islamistët kishin planifikuar sipas policisë edhe vrasjen e kreut të partisë ekstreme të djathtë "Pro NRW". Organet e mbrojtjes së shtetit njoftuan se arrestuan katër salafistë.

ARCHIV - Anhänger jubeln am 20.04.2011 in der Innenstadt von Frankfurt am Main dem vielfach als islamistisch eingestuften salafistischen Prediger Vogel zu. Schon eine einzige Veranstaltung der Salafisten-Szene kann nach Expertenmeinung Auslöser sein, einen Anhänger der islamistischen Strömung für eine Gewalttat zu animieren. Foto: Boris Roessler dpa/lsw (zu lsw "Experte: Events der Salafisten-Szene bergen Gewaltpotenzial" vom 21.07.2012) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Demonstrata të salafistëve në GjermaniFotografi: picture-alliance/dpa

Oficerët e policisë gjetën tek ta përbërës lëndësh shpërthyese dhe një armë zjarri. Dy nga katër islamistët, policia i arrestoi në orët e hershme të së mërkurës në afërsi të shtëpisë së politikanit të partisë ekstreme të djathtë "Pro NRW" Markus Beisicht në Leverkusen. Dy të dyshuarit e tjerë policia i arrestoi në shtëpitë e tyre në Essen dhe Bon. Në banesën e Bonit hetuesit gjetën edhe armën dhe përbërës lëndësh shpërthyese.

Ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich (CSU) tha se nuk kishte ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë mes aksionit të madh të kontrollit dhe bastisjeve të zhvilluar në disa lande kundër skenës salafiste dhe arrestimeve në Leverkusen, Essen dhe Bon. Por planet për sulmet e mundshme tregojnë megjithatë "se është e drejtë që të ndërmeren hapa kundër shoqatave salafiste," tha ai për agjencinë e lajmeve dpa.