1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

310111 Zugunglück Hordorf

31 Janar 2011

Si pasojë e përplasjes së një treni mallrash me një tren pasagjerësh gjetën vdekjen së paku 10 vetë dhe u plagosën rëndë shumë të tjerë. Nuk përjashtohet as defekti teknik dhe as gabimi i trenistit.

https://p.dw.com/p/107va
Vendi i aksidentit, HordorfFotografi: picture-alliance/dpa

Puna për heqjen e rrënojave në vendin e aksidentit po vazhdon. Nisur nga fakti që treni i pasagjerëve nuk mund të tranportohej më përmes shinave, ekipet e ndihmës teknike e kanë ndarë atë në pjesë dhe transporti po kryhet me kamionë.

Bundesverkehrsminister Peter Ramsauer bei Aufräumarbeiten nach dem Zugunglück bei Hordorf in Sachsen-Anhalt Harz-Elbe-Express
Peter Ramsauer në vendin e ngjarjesFotografi: dapd

Të dielën në mbrëmje (30.01) ministri federal i Komunikacionit Peter Ramsauer ishte në vendin e ngjarjes dhe tha: "Unë kam ardhur mjaft i prekur në vendin e fatkeqësisë. Para së gjithash dua t'u shpreh në emrin tim personal, në emër të qeverisë dhe të kancelares ngushëllimet e përzemërta të afërmve të viktimave."

Ndërkohë ka nisur diskutimi lidhur me sigurinë e trenave në këtë relacion, sepse shoqëria aksionare e hekurudhave Bahn AG ka pranuar, që në vendin e aksidentit ende nuk janë vendosur pajisjet moderne të mbikqyrjes së qarkullimit hekurudhor. Sisteme të tilla i frenojnë trenat automatikisht, në rastet kur nuk vërehet sinjali i stopit.

Ministri i Komunikacionit në landin e Saksoni-Anhaltit, Karl-Heinz Daehre, megjithatë tërhoqi vëmendjen, që të mos nxirren konkluzione të nxituara: "Ne duhet të presim rezultatet. Unë ashtu si edhe ministri federal i Komunikacionit, nuk dua të marr pjesë në spekulime. Ajo që ka ndodhur është shumë tragjike, ndaj nuk duhet të merremi me spekulime. Ne pas disa ditësh do të kemi rezultatet dhe më pas do ta dimë, nëse një fatkeqësi e tillë do të mund të parandalohej nga teknika moderne e sinjalistikës, apo nga diçka tjetër."

Zugunglück in Sachsen Anhalt bei Oschersleben Flash-Galerie
Hetimet mbi shkaqet e aksidentit po vazhdojnëFotografi: dapd

Megjithatë për sa i përket rrjetit hekurudhor në lindje të Gjermanisë ka nevoja të mëdha remonti, pranoi ministri Daehre. Vetëm në relacionin Magdeburg-Halberstadt, ku ndodhi aksidenti, janë planifikuar për vitet e ardhëshme 60 milionë euro. Ndoshta tani edhe këto plane duhen rishikuar.

Hetimet mbi shkaqet e aksidentit po vazhdojnë. Për këtë do të shqyrtohet edhe regjistruesi i udhëtimeve të lokomotivës. Gjatë ditës prokuroria do të publikojë rezultatet e hetimeve. Siç bëhet e ditur deri tani shkas mund të kenë sa një defekt teknik, aq edhe gabimi njerëzor.

Si pasojë e përplasjes së një treni rajonal pasagjerësh me një tren mallrash humbën jetën 10 vetë dhe 23 të tjerë u plagosën, shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Disa nga të plagosurit janë ende në rrezik jete. Hekurudha në këtë relacion do të rihapet për qarkullimin normal të trenave gjatë ditës së sotme.

Autor: Ulrich Wittstock/Vilma Filaj-Ballvora
Redaktor: Pandeli Pani