1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ai trajtohet si papa

Vizita e Dalai Lamës ka ngjallur në Gjermani irritime politike. Kancelarja Merkel, ministri i jashtëm Steinmeier refuzojnë të takohen me tibetian për shkak të Kinës. Atë do ta presë ministrja e zhvillimit Wieczorek-Zeul.

Dalai Lama në një Konferencë shtypi në Bohum

Dalai Lama në një Konferencë shtypi në Bohum

Është një thikë me presa për qeverinë gjermane. Ajo do t´i bëjë nderimin, që i takon Dalai Lamës. Në të njëjtën kohë nuk do ta zemërojë qeverinë kineze. E të dyja nuk arrihen dot.

Udhëheqja kineze protestoi ndërkohë kundër takimit të planifikuar për të hënën e ardhshme (19.05) ndermjet ministres për bashkëpunimin ekonomik, Heidemarie Wieczorek-Zeul dhe Dalai Lamës. Biseda nuk do të zhvillohet në ministrinë e saj por në hotelin nobel të Berlinit Adlon.

Zëvendëszëdhënësi i qeverisë Thomas Steg i kundërshtoi spekullimet, se kancelarja Angela Merkel e ka detyruar ministren ta presë mysafirin. "Ajo as e ka organizuar dhe as ka ngarkuar ndonjë anëtar të kabinetit të presë Dalai Lamën. Ekziston një parim bazë në kabinet, që edhe ministrat të vendosin vetë, të pavarur, se me kë do të zhvillojnë bisedime dhe kur dhe askush nuk dërgohet diku apo ngarkohet me detyrim."

Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i ministrisë për bashkëpunimin ekonomik, Markus Weidling: "Ishte dëshira e dukshme e Dalai Lamës për të folur me përfaqësues të qeverisë. Dhe për këtë ishte iniciativa e vetë ministres për t´u takuar me Dalai Lamën. Ministrja Wieczorek-Zeul vendos vetë për takimet dhe i zhvillon ata vetëm kur do dhe kushdo që e njeh atë do t´i besojë menjëherë fjalët që nuk e lë vetën ta dërgosh diku"

Në ministrinë e jashtme ka siç duket pakënaqësi, sepse atje nuk kishin qenë të informuar për takimin ndërmjet Wieczorek-Zeul dhe Dalai Lamës. Kancelarja Merkel nga ana tjetër ka qenë në dijeni, thotë zëdhënësi i saj Steg. Ai kundërshtoi pohimet, se Merkel i ka bërë presion presidentit Horst Këhler, për të mos e pritur Dalai Lamën: "Një pohim i tillë është absurd, o gabuar dhe aventuresk."

Njëä pritje nga përfaqësuesi i shtetit nuk do të ishte i arsyeshëm, sepse Dalai Lama nuk është fundja kryetar shteti, por një udhëheqës fetar: "Ai nuk trajtohet me protokoll, sepse nuk ka poste shtetërore.ai është udhëheqës fetar, kreu shpirtëror. Kështu që trajtohet si papa. Ka eventualisht edhe dallime."

Steg theksoi, se qeveria gjermane i përmbahet politikës për një Kinë. Njëkohësisht jemi të gëzuar që udhëheqja kineze dhe përfaqësues të Dalai Lamës kanë nisur bisedimet.

DW.COM

  • Data 16.05.2008
  • Autor Bettina Marx
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E1Oc
  • Data 16.05.2008
  • Autor Bettina Marx
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E1Oc