1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

310311 Radioaktivität Meerwasser

1 Prill 2011

Ndërkohë që në centralin e dëmtuar të Fukushimës po punohet për stabilizimin e gjendjes, është rritur shqetësimi për ndotjen e oqeanit.

https://p.dw.com/p/10mBG
Tregu i peshkut Tsukiji në Tokio
Tregu i peshkut Tsukiji në TokioFotografi: DW

Prej ditësh autoritetet japoneze po marrin mostra nga ujrat e detit direkt para bregut, si dhe në një linjë paralel me bregdetin, në thellësi 30 km. Informacionet nga këto matje nuk janë të mjaftueshme për të bërë vlerësim të besueshëm të gjendjes, thotë Dr. Paul Johnstone, drejtues i laboratorit kërkimor të Greenpeace në Universitetin Exeter:

„Në dispozicion janë shumë pak rezultate matjesh, për të parashikuar sa i madh dhe sa i përhapur mund të jetë problemi me ndotjen radioaktive të detit. Megjithatë, mostrat e marra deri tani mjaftojnë për të parë se në det është duke u zhvilluar një problem. Masat e marra për kontrollin nuk janë mjaft intensive, për të identifikuar dimensionin e problemit."

Atommüll für Sellafield
SellafieldFotografi: AP

Ditën e enjte (31.3.) në det u matën gjurmë të jodit radioaktiv 131, që i kalojnë vlerat e lejueshme 4 mijë herë. Shkencëtari britanik Johnstone thotë:

„Jodi 131 ka kohë shpërbërjerje më të shkurtër, prandaj nuk është aq shqetësues sa substancat e tjera radioaktive. Por ka shumë mundësi, që cezium 137 ose pluton të shfaqen në ujrat e detit, siç është parë tashmë në tokë. Ne duhet të hetojmë saktë çfarë ka ndodhur atje dhe si ndikon radioaktiviteti në ujrat e detit mbi peshqit në rajon. Pastaj mund të fillojmë të marrim masa mbrojtëse. Ka mundësi që të mos ekzistojnë rreziqe për shëndetin, por ne duhet fillimisht të arrijmë në këtë përfundim pasi të kemi bërë kontrollin e situatës."

Studime të përgjithshmë në rajone të caktuara për impiantet e ripërpunimit në Sellafield të Anglisë veriore dhe në Cap de La Hague të Francës u japin eskpertëve informacione për përhapjen e substancave radioaktive në det.

Japan Fischerei
Peshkim, JaponiFotografi: picture-alliance/dpa

„Ne e dimë për shembull që cezium 137 mund të transportohet me ujrat e detit në distanca të mëdha. Gjurmë të ceziumit janë gjetur në ujrat arktike në Sellafield. Ceziumi qëndron zakonisht në formë të shpërbërë në ujë. Kur në ujë përfundon plutoni, atëherë ky kthehet në problem për zonën përreth, sepse sedimenton atje. Sipas mendimit tonë, në rajon do të ketë probleme me peshkun. Prandaj vëzhgimet duhet të bëhen më intensivisht."

Johnstone është i shqetësuar nëse transporti i substancave radioaktive ndodh edhe në pjesë të tjera të tokës nëpërmjet Oqeanit Paqësor.

Autor: Irene Quaile/Aida Cama

Redaktoi: Auron Dodi