1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A i dha Trump informacione sekrete Lavrovit?

„Washington Post“ informon se presidenti amerikan Donald Trump në takimin e tij të fundit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë ka ndarë me atë informata sekrete. Por qeveria amerikane nuk i pranon këto raportime.

Me dhënien e informacioneve janë vendosur në rrezik burimet informative qw japin të dhëna për Shtetin Islamik (IS), raporton gazeta "Washington Post" duke u bazuar në  të dhëna të nëpunësve të qeverisë së tanishme dhe të asaj së kaluar. Presidenti Donald Trumap u takua javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe ambasadorin rus Sergej Kislajk.

Në këtë takim Prsidenti ka treguar se si IS përdor laptopët në aeroplanë për sulme terroriste, njofton gazeta. Po ashtu edhe agjencia e lajmeve Reuters raporton, që dy zyrtarë të qeverisë Trump kanë konfirmuar se Presidenti ka ndarë informacione për një sulm të përgatitur kundër IS.

Këto informata SHBA-të i kanë nga një vend partner i tyre, por nuk kanë qenë dakord për ndarjen e tyre me Rusinë, informon "Washington Post". Me këtë veprim Trump vendos në rrezik marrëdhëniet me vendin aleat që ka informacione për strukturat e brendshme të IS. Po me këtë veprim Trump nuk ka shkelur ndonjë ligj. Nuk ka në SHBA një ligj që i ndalon presidentit dhënien e informacioneve të tilla sekrete.

Këshilltarët dhe shtabi Qeveritar hedhin poshtë njoftimet

Këshilltari i sigurisë, Herbert Raymond McMaster, i cili ka qënë pjesë e takimit të mërkurën e kaluar, i hedh poshtë pjesërisht këto raportime."Kjo nuk ka ndodhur”, siguron McMaster dhe thotë që "nuk janë ndarë metodat sekrete dhe burimet e informacioneve në asnjë moment dhe se presidenti nuk ka folur për asnjë operacion ushtarak, për të cilin nuk është i informuar edhe opinioni.” "Historia e publikuar në mbrëmje"  është e gabuar."

Këshilltari i sigurisë shton se "nuk ka gjë tjetër që presidenti e merr më seriozisht se ruajtja e sigurisë së popullit të Shteteve të Bashkuara”. Por McMaster nuk i hedh poshtë shprehimisht se Trump ka ndarë informacione sekrete. Ministri i Punëve të Jashtme të SHBA-së Rex Tillerson deklaroi gjithashtu, se Trump nuk ka diskutuar asnjë "burim, metodë ose veprime ushtarake” gjatë takimit.

 

 

afp,dpa/Washington Post