1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A do të prezantohet e bashkuar BE-ja në samitin botëror të ekonomisë?

Christoph Hasselbach 12 Nëntor 2008

Edhe pse brenda BE-së ka një mendim të përbashkët lidhur me përmasat e rregullimit nga shteti dhe se sa politik duhet të jetë ky rregullim, në samit do të ndjehet që BE-ja s'është një shtet federal me politikë unike.

https://p.dw.com/p/FsKs
BE-ja kërkon që menaxherëve t'u hiqet joshja për fitime afatshkurtra dhe që ata të përqëndrohen tek zhvillimet afatgjata.
BE-ja kërkon që menaxherëve t'u hiqet joshja për fitime afatshkurtra dhe që ata të përqëndrohen tek zhvillimet afatgjata.Fotografi: AP

Sa e bashkuar do të prezantohet BE-ja në samitin botëror të ekonomisë? Dhe çfarë do të thotë unitet? Një gjë do të ndjehet qartë, që BE-ja nuk është një shtet federal me një politikë unike federale, por një lidhje shtetesh.

Presidenti francez dhe aktualisht kryetar i Këshillit presidencial të BE-së, Nikola Sarkozi, pas samiti të javës së shkuar të BE-së e formuloi kështu: „Të gjithë janë dakord, që është detyrimisht e nevojshme, që në Evropë në politikën ekonomike duhet të ketë koordinim. Koordinimi nuk do të thotë, që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë, sepse gjendja jonë nuk është e njëjtë pë rtë gjithë, por të gjithë duhet të ndjekim të njëjtin drejtim. Ky drejtim është vullneti i 27 shteteve. Ky është një vendim, që kemi marrë ne sot."

Por kjo ka të bëjë me vendimet brenda BE-së. Ndërsa tani kemi të bëjmë me kërkesat e aktorëve të tjerë të politikës botërore. Konkretisht kryetarët e shteteve dhe të qeverive, institucionet financiare dhe tregjet si dhe agjencitë bonitetit në të gjithë botën duan të rregullohen, ose të paktën të mbikqyren.

FMN-ja (Fondi Monetar Ndërkombëtar) duhet të luajë një rol më të fuqishëm edhe sa u përket sistemeve të paralajmërimit për krizat e ardhëshme financiare. Menaxherëve duhet t´u hiqet joshja për fitime afatshkurtra dhe ata duhet të përqëndrohen tek zhvillimet afatgjata.

Synohet që në përgjithësi të kufizohet risku. Përveç kësaj 100 ditë pas samitit do të zhvillohet një konferencë pasuese për të nxjerrë bilancin.

Brenda BE-së ka një mendim të përbashkët lidhur me përmasat e rregullimit nga shteti dhe çështjes, se sa politik duhet të jetë ky rregullim. Sarkozi preferon ta quajë atë një rregullim evropian i ekonomisë në vendet e euros, gjë për të cilën shumë mendojnë, se nuk ka erë socializëm, por më tepër përjashtim të vendeve që nuk i përkasin zonës së euros.

Për kancelaren gjermane Angela Merkel kjo është lojë fjalësh: „Ju mund të thoni, se bashkëpunimi ekonomik i kryetarëve të shteteve dhe qeverive në këshill, është një forum, që u kushtohet çështjeve ekonomike, e le ta quajmë po të doni edhe një qeveri ekonomike. Por çështja është, që ky forum i përfshin të 27 vendet anëtare, e për këtë s'ka pasur asnjë diskutim."