1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

A do të ndërpriten negociatat BE-Turqi?

Diskutimet për vazhdimin apo jo të negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE janë futur në një fazë shumë të nxehtë. Ka shumë politikanë që kërkojnë nga Brukseli më shumë sinqeritet dhe vendosmëri.

Komisioneri i Bashkimit Evropian Jean-Claude Juncker dhe e Ngarkuara e BE për Politikë të Jashtme Federica Mogherini kanë kërkuar nga qeveria turke që të krijojë një konsensus kombëtar për ndryshimet kushtetuese, sepse rezultati i zgjedhjeve ka qenë shumë i ngushtë. Juncker dhe Mogherini nuk e kanë uruar Erdoganin për fitoren, sepse duan të presin raportin e vëzhguesve të OSBE-së. Në Turqi thuhet se ka pasur parregullësi gjatë votimit dhe numërimit. Më pas do të vendoset nëse Turqia po i përmbushë obligimet e veta, si një vend kandidat për anëtarësim në BE.

Parlamenti i BE do t'i ngrijë negociatat

Belgien EU-Gipfel in Brüssel | Jean-Claude Juncker (Reuters/E. Vidal)

Jean-Claude Juncker

Parlamenti Evropian ka kërkuar në nëntor të vitit 2016 ndërprerjen e negociatrave me Turqinë. Ndonëse Recep Tayyip Erdogani gjatë fushatës i ka quajtur nazistë shumë politikanë evropianë, vendet anëtare ende janë të përmbajtura. Kjo mund të ndryshojë pas ndryshimeve kushtetuese, sepse menjëherë janë shtuar kërkesat për ndërprerjen e negociatave me Turqinë.

Kancelarja Angela Merkel angazhohet për një "deal" me Turqinë, e cila ka pranuar para një viti marrëveshjen për refugjatët. Çmimi i kësaj marrëveshjeje është rreth gjashtë miliardë euro, sa Turqia do të marrë nga BE si ndihmë për refugjatët. Ndërkohë është mbyllur itinerari ballkanik për refugjatët nga Greqia deri në Austri. Por në të ardhmen do të ketë edhe më shumë probleme në negociatat për liberalizimin e vizave për Truqinë si dhe në luftën e përbashkët të terrorizmit.

"Negociatat nuk janë të sinqerta"

Alexander Graf Lambsdorff (Imago/M. Popow)

Alexander Graf Lambsdorff

Zëvendëspreidenti i Parlamentit Evropian Alexander Graf Lambsdorff (FDP), thotë se BE duhet të jetë i sinqertë dhe t'u japë fund negociatave me Turqinë: "Fantazitë e Erdoganit për pushtet të pakufizuar janë në kundërshtim me vlerat elementare të BE. Është koha e duhur që të ndërpriten negociatat e anëtarësimit dhe që raportet me Turqinë të vendosen mbi baza të reja." Ndërsa Jean-Claude Juncker i ka hedhur poshtë edhe kritikat e politikanëve turq se do të nxjerrin nga fuqia marrëveshjen për refugjatë.

Por Turqia mbetet për Evropën një faktor i rëndësishëm në çështjet e sigurisë. Ajo është anëtare e NATO-s dhe deri tani nuk është kontestuar kjo anëtarësi. Turqia ka edhe një pozitë shumë të rëndësishme gjeostrategjike.