1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

70-vjetori i lindjes së arkitektit Daniel Liebeskind

Arkitekti i shquar amerikan Daniel Liebeskind ka realizuar në botë mbi 45 projekte. Projekti i tij më i ri është një muze dhe qendër kulturore për historinë dhe kulturën e popullit kurd.

default

Në kuadër të 70-vjetorit të lindjes të arkitektit Daniel Liebeskind në Frankfurt mbi Main do të shfaqen më 21 dhe 22 maj 75 koncerte në 18 lokalitete të ndryshme. Fjala është për spitale, pishina apo bunkerë të fshehur. „Projekti kombinon muzikë klasike me muzikë bashkëkohore, për të treguar se njerëzit duhet të dëgjojnë se si u flet muzika, sepse vetëm kështu e njohin qytetin“ – tha Liebeskind për DW-në.

Në sheshin përpara operas duket dora Daniel Libeskindit, e cila nuk mund të ngatërrohet me të tjerat. Fjala është për një vizatim që ai ka bërë në tokë, linjat e të cilit të kujtojnë vizatime gjeometrike. Një arkitekt nismëtar i një projekti muzikor? Për Daniel Libeskindin kjo nuk është ndonjë gjë e pazakontë, sepse para se të bëhej arkitekt ai ka studjuar për muzikë dhe ishte një fizarmonicist i talentuar.

Ylli hebre i Davidt si simbol i vazhdueshëm

Linjat e vizatimit në sheshin përpara Operas së vjetër të Frankfurt kujtojnë yllin e Davidit. Ylli hebre është një element simbolik që shfaqet në disa projekte arkitekturore të tij, për shkak se Libeskind është i njohur që ndërton në vende që kanë një të kaluar historike të vështirë. Këtu bën pjesë edhe projekti i parë i madh i tij, Muzeu hebre në Berlin, i cili përfundoi në vitin 2001 dhe formën e një ylli hebre të thyer. Ky është simbol për hebrenjtë qët u burgosën dhe u vranë në kampet e përqendrimit në Gjermaninë naziste.

Libeskind e ka ndjerë veten tërë jetën si emigrant

Me këtë ai përkujton gjithashtu historinë e tij dhe të prindërve të tij, që ishin gjithashtu në një kamp përqendrimi, por që i mbijetuan për fat të mirë Holokaustit. Arkitekti famëmadh amerikan lindi më 12 maj 1946, në qytetin polak të Lodzit. Më 1957 prindërit emigruar fillimisht në Izrael, dhe tre vjet më pas në SHBA. "Unë kam qenë gjithë jetën time emigrant, prindërit e mi gjithashtu. Ne duhet të mësojmë që bota, qyteti në të cilën jetojmë nuk na përkasin ne. Ne të gjithë jemi të përkohshëm këtu ", thotë ai në një intervistë me revistën "Lufthansa Exclusive "duke iu referuar gjithashtu refugjatëve të kohëve të fundit.

Në vitin 1989 Daniel Liebeskind u vendos me familjen dhe zyrën e tij në Berlin për të projektuar Muzeun hebre. Në vitin 2003 ai u zhvendos për në Nju-Jork sepse fitoi konkursin për rindërtimin e arealit përreth ish-World Trade Center.

Liebeskind-Entwurf für World Trade Center

Ndërtesa si monumente përkujtimore

Projekti "Groud Zero" nuk ka përfunduar ende dhe megjithë ndryshimet e bëra në projekt ai pasqyron qartë përfytyrimet e arkitektit. Kështu "Freedom Tower", sot das "One World Trade Center“ është 1776 këmbë e lartë, numër që simbolizon vitin e shpalljes së pavarësisë së Amerikës. Simbolika që përdor Liebeskindi nuk është e kuptueshme për të gjithë dhe kritikuesit e tij e akuzojnë se si i ngarkon projektet e veta me teori dhe simbolikë të pakuptueshme për përdoruesit e këtyre ndërtesave.

Sidomos në rastin e ndërtesave të financuara me fonde publike ai gërsheton në arkitekturë shpesh të kaluarën, kujtimet dhe fijet e prera me të atë periudhë. Karakteristike për stilin e tij janë ndërthurja e ndërtesave historike me elemente moderne, si kulla të larta prej çeliku dhe xhami, cepa me majë, hapësira bosh dhe me dritë.

Flash-Galerie Libeskind

Shumë projekte ende në ndërtim e sipër

Daniel Libeskind ka realizuar në botë mbi 45 projekte. Veprat e tij kryesore përfshijnë krahas Muzeut Hebre në Berlin edhe Muzeun e Historisë Ushtarake në Dresden, Muzeun e Artit në Denver, rrokaqiejtë në Keppler-Bay në Singapor dhe qendrën e kongreseve në Mons në Belgjikë.

Rreth 50 projekte të tij janë ende në ndërtim e sipër. Po ashtu ai projekton edhe mobilje dhe orendi shtëpiake. Projekti i tij më i ri është një muze dhe qendër kulturore për historinë dhe kulturën e popullit kurd në Erbil në veri të Irakut. Por realizimi i këtij projekti do të zgjasë edhe disa kohë, sepse ky rajon është vazhdimisht zonë luftimesh dhe se qeveria rajonale e Kurdistanit nuk ka për momentin para për të paguar një arkitekt si Liebeskind.