40 vetë arrestohen pas demostratave në Algjer
14 Shkurt 2011Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle paralajmëroi në radion Deutschlandfunk qeverinë e Algjerit që të mos shtypë me dhunë demonstratat për demokraci dhe të drejtat e njeriut. Demonstruesit ushtrojnë vetëm një e drejtë e njeriut është dhe nuk është e lejueshme të rrihen për vdekje.
Ndërkohë qeveria algjeriane njoftoi heqjen e menjëhershme e gjendjes së jashtëzakonshme, që është në fuqi që prej 19 vjetësh. Kjo do të jetë së shpejti një kujti nga e kaluara, tha ministri i jashtëm Mourad Medelci.
Të dielën, gjatë demonstratave kundër qeverisë dhe pushtetit autokratik të presidentit Abdelaziz Bouteflika, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut janë arrestuar më shumë se 400 vetë, duke përfshirë edhe gazetarë të huaj.
Kryetari i partisë opozitare “Lëvizja për Kulturë dhe Demokraci”, RCD, Said Sadi, tha se ata nuk do të frikësohen dhe do të dalin në protesta kundër presidentit autoritar Abdelaziz Bouteflika, derisa ai të jetë rrëzohet.
Shoqata për Popujt e Rrezikuar me qendër në Gëttingen paralajmëroi nga rreziku i një lufte civile në këtë vend të Afrikës së Veriut. Nëse Bouteflika vazhdon të përdorë dhunën dhe kërcënimet, situata në Algjeri rrezikon të eskalojë, tha një zëdhënës.
Shkallëzime të dhunës pati edhe gjatë një demostrate ditën e shtunë. Policia qëlloi me shkopinj gome pjesëmarrësit e marshimit të protestës, që kishin shpërthyer një bllokadë. Dhjetëra mijëra forca të armatosura u vendosën në pozicione për të ndaluar manifestimin kundër sundimit autoritar. Aksioni kundër rritjes së kostove të jetës dhe papunësisë, ishte thirrur nga një lidhje e partive opozitare, sindikatash të pavarura dhe aktorëve të shoqërisë civile. Ditën e premte policia shpërndau me dhunë një festim spontan për dorëheqjen e presidentit egjiptian Husni Mubarak. Shumë vetë u plagosën.
Autor: DW/ Angelina Verbica
Redaktoi: Aida Cama