1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

260311 de Maizière Afghanistan

26 Mars 2011

Ministri i ri i Mbrojtjes, Thomas de Maizière, ka shkuar tre javë e gjysmë pas emërimit në post në Afganistan. Ministri zbriti në Kabul të shtunën në mëngjes (26.3).

https://p.dw.com/p/10hum
Ministri i Mbrojtjes Thomas de Maiziere (CDU) në AfganistanFotografi: picture-alliance/dpa

Atje ministri gjerman do të takohet me kryetarin afgan të shtetit, Hamid Karsai, si dhe komandantin e forcave të Nato-s, gjeneralin amerikan David Petraeus. Më pas ai do të shkojë tek trupat gjermane të stacionuara në Masar-i Scharif.

Ekziston një traditë e mirë, që e bën edhe ministrin e ri të Mbrojtjes që vizitën e parë jashtë Gjermanisë ta bëjë në Afganistan. Kjo nuk është vizita e parë e Thomas de Maiziere në Hindukush. Në mars 2010, në detyrën e ministrit të Brendshëm, ai vizitoi Afganistanin për tu njohur me gjendjen e specializimit të forcave afgane të sigurisë. Ndërkohë përparimet janë aq të mira, saqë kanë bërë që në tre provinca dhe katër qytete përgjegjësinë për sigurinë ta marrin pas pak kohe forcat afgane.

Ziviler Aufbau in Afghanistan - Schulung von Polizisten
Policë afganë shkollohen nga trupat gjermaneFotografi: picture-alliance/dpa

Edhe Masar-i Scharif në veri të vendit, zona ku ushtron misionin ushtria gjermane, bën pjesë këtu.

Aktualisht në Hindukush janë stacionuar 5 mijë ushtarë gjermanë, 300 të tjerë do të shtohen pas disa ditësh, sepse edhe pilotët gjermanë do të drejtojnë avionë zbulues AWACS, mbi Afganistan. Ditën e premte (25.3), parlamenti gjerman mori vendimin që Gjermania të marrë pjesë në misionin e avionëve AWACS të Nato-s. Për këtë ministri de Maizière:

"Kjo ndërhyrje 24 orëshe e ka treguar veten, ne duam të vazhdojmë me të. Pa pjesëmarrjen gjermane, ajo do të ishte e kufizuar".

Afghanistan Deutschland Bundewehrsoldaten in Kundus
Ushtarë gjermanë në AfganistanFotografi: AP

Faktikisht ushtria gjermane dëshiron të zvogëlojë që këtë vit kontigjentin e saj në Afganistan, nëse këtë e lejon gjendja e sigurisë. Deri në vitin 2014 ushtarët dhe policët afganë duhet të jenë në gjendje të kujdesen vetë për sigurinë e vendit. Viti 2014 nuk është viti i largimit, por paraqet megjithatë një perspektivë.

"Kjo do të thotë kalim afagjatë të përgjegjësisë në duart afgane. Sepse nuk arrihet gjë, nëse autoritetet e sigurisë funksionojnë dhe ekonomia nuk zhvillohet. Ky duhet të vazhdojë të jetë synim i politikës gjermane."

Autor: Anja Günther/ Aida Cama

Redaktoi: Angelina Verbica