1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Çokollatat, racizimi dhe futbolli

Nga frika në paranojë: Pegida dhe edicion i veçantë i çokollatave me rastin e Kampionatit Evropian të Futbollit.

Pasuesit e Pegidës nuk duhet të quhen më qytetarë të revoltuar, por qytetarë të frikësuar. Sepse me sa duket ata kanë frikë edhe nga një edicion i veçantë çokollatash me rastin e Kampionatit Evropian të Futbollit. Në vend të topolakëve lëkurëbardhë mbi kutitë e çokollatave janë ekspozuar fotografi të fëmijërisë të ekipeve gjermane.

"Shitstorm"-i filloi me një postim të grupit "Pegida BW - Bodensee". Ata komentuan fotografitë e dy kutive çokollatash në të cilat prezantohen lojtari i BVB-së Gundogan dhe mbrojtësi i Bayernit Boateng, me fjalët "asgjë nuk njeh kujfij."

Kinderschokolade - Panorama

Pas kësaj një sërë qytetarësh shkruan "Unë nuk blej më" apo "kjo duhet të duhet të jetë ndonjë falsifikim." Një tjetër pyet madje me sarkazëm nëse paketimet e rija shërbejnë si "paralajmërime për terroristë."

Frikë prej ndryshimeve

Psikologu Rolf van Dick e shpjegon zhurmën që ka shkaktuar reklama e edicionit të veçantë të çokollata me këto fjalë: "Dihet se njerëzit që janë tepër konservatorë janë skekptikë ndaj ndyrshimeve." Për këtë arsye paraqitja e lojtarëve të zinj apo me origjinë turke nuk përputhet me idenë klasike që kanë në kokë këta njerëz për Gjermaninë.

Edhe psikologu Andreas Zick nuk habitet prej reagimit të Pegidës. Që gjatë Botërorit 2006 kishte pasur reagime dhe shpreje raciste ndaj lojtarit Owomoyela. Asokohe partia ekstremiste e djathtë NPD nxori një fletë volante në të cilën shihej një fanelë e bardhë sporti dhe poshtë saj shënimi: "Të bardha nuk duhet të jetë vetëm fanelat!" Sipas tij në internet qarkullojnë shumë shprehje raciste lidhur me futbollistët dhe se ato mund të shtohen gjatë Kampionatit Evropian.