1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Çmimi për letërsi i takon Dolores Redondo

Shkrimtarja Dolores Redondo fitoi për romanin e saj „Todo esto te daré“ çmimin Planeta të vitit 2016. Ky është një çmim letrar me një vlerë prej 601.000 eurosh në botën e spanjishtfolëse.

Trofeu i argjendtë i takoi Dolores Redondo, i cili u dorëzua personalisht në duart e saj nga çifti mbretëror, Mbreti Felipe VI dhe Mbretëresha Letizia. Ata ia dorëzuan çmimin në orët e para të së dielës në Barcelonë. Redondo e mori çmimin Planeta për letërsinë, për romanin kriminalistik të saj të pabotuar "Todo esto te daree" ("Të gjithën do ta jap"). Në roman bëhet fjalë për një aksident trafiku, si pasojë e të cilit është zbuluar jeta e dyfishtë e një burri. Zëdhënësi i jurisë, Juan Eslava Galan tha se libri fitues është "një krim i përsosur e goditjës me penë sipas (stilit të) Agatha Christie".

"Faleminderit shumë! Ju sapo e keni bërë një ëndërr realitet, të cilën e kam pritur që nga rinia ime", tha 47-vjeçarja në fjalimin e saj prekës. Pastaj ajo tha se romani i saj i fundit ka të bëjë me "lakminë dhe njerëzit që bashkohen nga lakmia". "Mirëpo është edhe një libër në lidhje me kërkimin e së vërtetës, rreth ndëshkimit, rreth dashurisë dhe veçanërisht rreth miqësisë midis njerëzve, të cilët kapërcejnë paragjykime dhe pengesa."

Romani i parë - në vitin 2009

Spanien Schriftstellerin Dolores Redondo - 2016 Premio Planeta Award (picture-alliance/dpa/M. Perez)

Shkrimtarja spanjolle Dolores Redondo

Redondo ka lindur në vendin bregdetar të San Sebastian-it. Ajo e filloi karrierën e saj letrare, ndër të tjera me libra për fëmijë dhe në vitin 2009 botoi romanin e saj të parë. Debutimi ndërkombëtar ishte i suksesshëm për juristen, e cila përmendi Jules Verne dhe Norman Mailer si shkrimtarët e saj të preferuar, me të botuar edhe në gjermanisht trilogjia Baztán (2013-2014): të tre librat ("Jehona e ditëve të errëta", "Fëmijët e humbur" si dhe "Vizitorët e natës")u ngjitën në vendin e parë të listës bestseller në Spanjë. Menjëherë pas publikimit të saj ajo ka shitur mbi 500.000 kopje dhe është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë. "Jehona e ditëve të errëta" është bërë film dhe në vitin 2017 parashihet qe filmi të ketë premierën në Madrid.

Premio Planeta është një nga çmimet më të njohura të letërsisë në botë. Që nga viti 1952, shtëpia botuese Planeta ndan çmime çdo vit për romanin më të mirë të pabotuar në gjuhën spanjolle. Karakteristika e veçantë është se autorët duhet të dorëzojnë dorëshkrimin nën një pseudonim, në mënyrë që autorët e panjohur të kenë një shans. Në mesin e fituesve, përfshihen edhe emra të mëdhenj si Mario Vargas Llosa. Për edicionin e 65-të të konkursit, janë paraqitur 552 romane, aq shumë sa asnjëherë më parë në historinë e Premio Planeta. Çmimi i dytë me vlerë prej 150.000 eurosh u fitua nga spanjolli Marcos Chicot, për romanin e tij "El asesinato de Sócrates" (" Vrasja e Sokratit").