1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Çmimi Nobel i paqes i akordohet Nismës ndërkombëtare për Çarmatimin Atomik , ICAN

Fushata ndërkombëtare për ndalimin e armëve atomike (ICAN) vlerësohet me Çmimin Nobel të Paqes 2017. Këtë e komunikoi Komiteti Nobel në Oslo.

Nisma Ndërkombëtare për çarmatimin Atomik (ICAN) vlerësohet me Çmimin Nobel të Paqes "për përpjekjet e saj udhërrëfyese", për arritjen e ndalimit të armëve bërthamore. Këtë e deklaroi kryetari i Komitetit Nobel në Oslo, Berit Reiss-Anderson. "Ne jetojmë në një botë, në të cilën rreziku i përdorimit të armëve bërthamore është më i madh se prej shumë kohësh më parë."

ICAN është një aleancë e përbërë nga rreth 450 organizata anëtare nga e mbarë bota. Që nga viti 2007 kjo aleancë lufton kundër rezistencës së fuqive atomike dhe shumë vendeve të tjera, që armët atomike të ndalohet me marrëveshje ndërkombëtare. Ajo ka mobilizuar kundërshtarët e armëve në mbarë botën, ka përpunuar qeveritë dhe ia ka dalë asaj që konsiderohej e pamundur: në korrik 2017 në Nju Jork u nënshkrua Marrëveshja Ndërkombëtare për ndalimin e armëve bërthamore - përkundër rezistencës së fuqive atomike dhe shteteve aleate me to, ndër to edhe Gjermania.

Marrëveshja ndalon prodhimin, posedimin, përdorimin dhe depozitimin e armëve bërthamore. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, e celebroi këtë si gurthemeltar. Në shtator u mblodhën 50 nënshkrimet e para. Marrëveshja hyn në fuqi nëse atë e ratifikojnë së paku 50 vende. Ndalimi ndërkombëtar i armëve i vë nën presion qeveritë, që nuk e kanë nënshkruarë atë, argumenton  ICAN.

Juria e Çmimit Nobel sivjet duhej të vendoste mes 318 kandidatëve - 215 persona dhe 103 organizata ishin propozuar për medaljen. Çmimi Nobel i Paqes me një vlerë prej rreth 940.000 milionë Euro dorëzohet tradicionalisht në Oslo më 10 dhjetor, ditën e vdekjes së shpikësit të dinamitit  Alfred Nobel.