1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Çaste që na lidhin - Rrjet pan-europian i Telekomit Gjerman

Deutsche Telekom (DT) përfundon në 2018 një rrjet pan-europian produktesh dhe shërbimesh novatore. Shqipëria është pjesë e këtij rrjeti me Telekom Albania, kompania më e re partnere me DT.

Deutsche Telekom Logo

Perspektiva e komunikimit pa kufi në epokën dixhitale do të jetë çështje kohe edhe në Shqipëri. Brenda kësaj dekade këtë do ta bëjë të mundur për të gjitha vendet e Europes Qendrore dhe Jug- Lindore, Deutsche Telekom kur kompania e mirënjohur gjermane do të bëjë të mundur zbatimin e teknologjisë IP ( Internet Protokoll) dhe teknologji të tjera inovatore. Me fjalë të tjera platforma e rrjetit pan-europian do të thotë përdorimi i një “ gjuhe të përbashkët” në të gjitha sistemet në internet dhe në kompjuterat personal. Shqipëria bëhet pjesë e kësaj plarforme përmes Telekom Albania, ( ish AMC) kompania lider në Shqipëri në fushën e telekomunikacionit, partnere me DT. Dr. Klaus Mueller, Drejtor i Operacioneve për Europën në Deutsche Telekom, i ardhur në Tiranë për të prezantuar brandin e ri Çaste që na lidhin" të Telekom Albania, anëtares më të re të familjes së DT thotë për DW: “Krijimi i platformës së rrjetit pan – europian me produkte dhe shërbime inovatove për një komunikim pa kufi është sfida e DT, në strategjinë e saj për t'u shndëruar në një operator lider në Europë në fushën e telekomunikacionit. Synojmë të sjelllim shumë gjëra së bashku me këtë projekt pionier që aplikon teknologjinë më të përparuar, deri tani, 4G, pra të gjeneratës së katërt”, tha Dr.Mueller.

Albanien Deutsche Telekom

Konferenca e shtypit e Deutsche Telekom në Tiranë (22.07.2015)

E pranishme në 50 vende të botës, korporata Deutsche Telekom, synon që me plarformën e rrjetit pan- europian të realizojë një përqasje krejt novatore. Zhvillimi dhe menaxhimi i shërbimeve dhe produkteve të DT për sejcilin vend më vehte si deri më tani i takon së shkuarës. E ardhmja i përket produkteve të standardizuara për të 50 vendet mbi një platformë të qendrueshme të DT: infrastrukturën e rrjetit pan-europian të shërbimeve dhe produkteve. Në Kroaci, Hungari dhe Sllovaki ka filluar të zbatohet koncepti i plarformës së rrjetit pan-europian që pritet të dislokohet brenda tre viteve të ardhshme në vendet e Europës Qendrore dhe Jug- Lindore. Kjo do të rrisë efikasitetin dhe do të japë mundësi që produkte dhe shërbime të reja të DT të futen në Europë brenda pak ditësh, kur më parë kjo kërkonte një deri në dy vjet.

Progresi teknologjik - çelës për rritje afatgjatë dhe të qendrueshme të Shqipërisë

Lançimi i Telekom Albania, partnere me DT dhe brandit ”Çaste që na lidhin “përbën një moment historik në zhvillimin e telekomunikacionit në Shqipëri. Dimitrios Blatsios, Drejtori Ekzektutiv i Telekom Albania, e cilësoi atë “një kapitull të ri, një zhvillim madhor, që do të sjellë mundësi pafund për abonentët dhe komunitetet që u shërbejmë në Shqipëri, të shijojnë me shërbimin 4G një shpejtësi të pakrahasueshme në cellular“.

Kryeministri Rama, i pranishëm, në lançimin Telekom Albania e vlerësoi DT si shprehje konkrete të progresit teknologjik, që është “çelësi për rritjen afatgjatë, të qëndrueshme dhe mirëqënien e çdo vendi. Prania e DT e bën Shqipërinë pjesë të aventurës së madhe të njërës prej kompanive lider në botë në fushën e telekomunikacionit”theksoi kryeministrei Rama.

Teknologjia 4G- mburojë e qytetarëve shqiptarë kundër korrupsionit në sektorin publik

DT mbrrin në Shqipëri me teknologjineë e re 4 G , e përdorshme në shumë sektorë të jetës dhe ekonomisë, Kjo teknologji krijon mundësi të mëdha për efikasitet dhe standarte europiane në performancën edhe të sektorit publik.

” Sektori publik është i gatshëm për komunikim të sigurtë dhe nivel shumë të lartë, si pjesë e një procesi qeverisës që ka potencialin të bëhet transparent, i shpejtë, i sigurtë, mburojë e qytetarit kundër korrupsionit. Shqipëria bëhet pjesë në një kohë rekord e një progresi teknologjik që i jep mundësi të kapërvcejë epoka në një kohë shumë të shkurtër dhe të djegë etapa, që pa këtë teknologji do të ishin shumë të gjata”, tha kryeministri Rama.

5G - rrjeti i së ardhmes që rrëzon kufinjtë kombëtarë në Europë

Një perspektivë të re i jep komunikimit pa kufi në Europë teknologjia 5G për të cilin po punojnë për ta realizuar dhe zbatuar Komisioni Europian dhe DT. “Ky është një rrjet që rrëzon gjithë kufijtë kombëtarë të Europës, është një bashkim europian ku Shqipëria do të jetë pjesë falë Telekom Albania, partnere e DT, ” tha kryeministri Edi Rama. Në këtë kontekst Kryeministri Rama vlerësoi lart bashkepunimin Shqipëri- Gjermani. “Ardhja e DT në Shqipëri është një sinjal shumë i fortë, një mundësi për të forcuar bashkëpunimin, është inkurajim në përpjekjet tona për të garantuar një hapësirë ku investitorët gjermanë të jenë të sigurtë. Afrimi më i madh i Shqipërisë me Gjermaninë, para se të jetë afrim që sjell më shumë para, sjell kulturë në mirëqeverisje, punë, ndërveprim”, theksoi kryeministri Rama.

Deutsche Telekom- kompania e projekteve pioniere në Europë

DT është një nga kompanitë e integruara të telekomunikacionit lider në botë. Ajo ka 151 milionë abonentë në telefoninë celulare, 30 milionë linja të telefonisë fikse dhe 17 milionë linja broad- band. DT ofron rrjet të telefonisë fikse, të komunikimit cellular, produkte dhe shërbime interneti, duke përfshirë edhe ato të TV për konsumatorët pa lënë mënjanë aplikimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për biznese dhe korporata. Ajo është e pranishme në 50 vende të botës dhe ka 228 mijë punonjës. Vitin e kaluar të ardhurat e DT ishin 62,7 miliardë euro, ku mbi 60% e tyre erdhën vetëm nga vendet e tjera, pa përfshirë Gjermaninë.