1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë planifikon koalicioni qeveritar për mbrojtjen e klimës? .

Karin Jäger18 Qershor 2008

Të mërkurën (18.6.) Komisioni për Mjedisin në parlamentin gjerman do të prezantojë ekspertizën për vitin 2008. Në të njëjtën kohë kabineti do të vendosë për pjesën e dytë të së ashtuquajturës paketë e klimës.

https://p.dw.com/p/EMM7
Kamion në autostradën A43
Kamion në autostradën A43Fotografi: picture-alliance/ dpa

"Jam thellësisht e bindur se mbrojtja e klimës është sfida e shekullit të 21-të. Për këtë arsye politika energjitikës dhe ajo për mbrojtjen e klimës duhet të reagojnë ."

Dhe pikërisht këtë dëshëron qeveria gjermane nën drejtimin e kancelares Angela Merkel: Gjermania duhet të jetë pararendëse në kursimin e energjisë dhe shfrytëzimin e energjive të ripërtëritshme. Një plan ambicioz pranon edhe ministri gjerman për ambjentin Sigmar Gabriel: "Mendoj se mund të thuhet se kemi të bëjmë me një hop të rëndësishëm në politikën për klimën. Më parë kemi kursyer 2 milionë tonë dioksid karboni në vit dhe tani po i afrohemi nivelit prej 200 milionë tonësh. Kjo është një paketë gjigande."

Pra fjala është për dioksidin e karbonit. Ai çlirohet gjatë djegies së lëndëve me bazë fosilesh si nafta dhe gazi nëntokësor. Dioksidi i karbonit çlirohet në atmosferën e globit dhe si gaz i efektit serrë kontribuon në ngrohjen globale të planetit.

Koalicioni qeverisës synon të reduktojë me 40 për qind sasinë e çliruar të dioksidit të karbonit në Gjermani deri në vitin 2020. Kjo kushton më shumë se 3 miliardë euro, kjo është shuma e rezervuar për këtë qëllim në buxhetin vjetor nga qeveria gjermane.

Qeveria mbështet dhe njëkohësisht kërkon nga qytetarët gjermanë: në ligjin për burimet e ripërtëritshme të energjisë koalicioni ka përcaktuar se një numër i ndërtesave të reja duhet të përftojnë energjinë nga burime të rigjenerueshme si dielli, era, biomasa. Pronarët të cilët i pajisin çatitë e shtëpive të tyre me panele diellore për të përftuar rrymë nga energjia diellore përfitojnë mbështetje financiare nga shteti për një periudhë prej 20 vitesh. Por "energjia" e ashtuquajtur e pastër është rreth tetë herë më e shtrenjtë se burimet konvencionale si nafta, gazi dhe qymyri.

Një tjetër pikë e polemizuar është përcaktimi në të ardhmen i taksave për automjetet në varësi të sasisë së dioksidit të karbonit të çliruar dhe jo më në varësi të madhësisë. Kështu pronarët e makinave të vjetra duhet të paguajnë shumë më tepër. Ministri gjerman i ekonomisë Michael Gloss e ka cilësuar këtë plan një kërkesë të pajustifikuar përballë çmimeve shpërthyese të naftës, rrymës dhe gazit.

Kështu ministrit për ambjentin Gabriel i është dashur të heqë dorë nga rregulli për cilësinë e karburantit pasi shumë automjete thjesht nuk e përballojnë përzierjen me sasi të mëdha karburanti biologjik. Për shumë pronarë automjetesh kostot për përshtatjen e makinave do të ishin shumë të larta.

Sa më shumë rriten kostot aq më të forta bëhen argumentet e politikanëve të unionit për të mos hequr nga rrjeti centralet atomike të cilat nuk ndotin ambjentin por që janë megjithatë shumë të konstestuara. Megjithatë kancelarja gjermane, përkrahëse e energjisë bërthamore ka deklaruar qartë se do të respektojë marrëveshjen e koalicionit me socialdemokratët për kufizimin e jetëgjatësisë së centraleve bërthamore.

"Ne i kemi bërë të qartë ekonomisë se në këtë periudhë legjislative nuk parashikohet marrja e një vendimi që do të ndryshonte marrëveshjen e koalicionit. Dhe kjo është kuptuar."