1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë mësimesh janë nxjerrë nga Fukushima?

Jeanette Seiffert/Angelina Verbica11 Dhjetor 2013

Gati dy vjet pas katastrofës bërthamore japoneze popullsia gjermane do të mbrohet më mirë nga aksidentet radioaktive. Megjithatë zbatimi do të mund të zgjasë me vite. Kritikët mendojnë se punët ecin ngadalë.

https://p.dw.com/p/1AXEf
Fotografi: dapd

Kur në mars 2011 televizionet shfaqnin pamjet e katastrofës bërthamore të Fukushimës, gjithçka ndodhi shpejt. Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) premtoi, që të kontrollohet siguria e të gjithë reaktorëve bërthamorë. Pas pak kohe u mbyllën tetë reaktorë. Qeveria gjermane deklaroi se deri në vitin 2020 do të shkëputet krejtësisht nga energjia atomike.

Po a janë nxjerrë të gjitha mësimet e nevojshme nga Fukushima? Ekspertët e komisionin për mbrojtjen nga rrezatimi, i cili konsulton ministrinë gjermane të Mjedisit në këto çështje, paralajmërojnë se nga një aksident nuklear në Gjermani do të dëmtoheshin shumë më tepër njerëz nga ç'është menduar deri tani. Ata porosisin që të shtohen masat për mbrojtjen e banorëve në rast nevoje, ndër të tjera rrezja nga e cila duhet të evakuohen njerëzit duhet të zgjerohet nga dhjetë në dymbëdhjetë kilometër. Komisioni është duke diskutuar rritjen e vlerave për rrezatimin radioaktiv. Përveç kësaj, komisioni rekomandon, që në të gjithë vendin të shpërndahen tableta jodi. Nëse tabletat merren në kohën e duhur, ata pengojnë gjendrën tiroide që të marrë jod radioaktiv.

Shumë vonë, thonë disa...

Këto masa shtesë mbrojtëse është dashur të merren me kohë, thotë Jochen Stay i organizatës Anti-Atom-Organisation "ausgestrahlt". Që prej dy vjetësh është bërë e ditur, se rrezatimi radioaktiv përhapet shumë më tepër, nga ç'mendohej. Ai mendon se masat e propozuara nga ekspertët, nuk janë të mjaftueshme: "Tani po mendohet që kufirin për transferimin e popullatës ta ulin nga 100 në 50 milisievert", tha ai në bisedë me DW. "Kjo tingëllon mirë, por në Japoni kjo shifër është aktualisht në 20 milisievert për zonën përreth Fukushimës."

300 Tonnen radioaktives Wasser versickert in Fukushima August 2013
Fukushima, gusht 2013Fotografi: Getty Images/Afp/Japan Pool

…jo urgjentisht, thonë të tjerët.

Megjithatë akoma nuk është e qartë, se cilat rekomandime do të merren parasysh. Ministria gjermane e Mjedisit nuk do të shprehet në detaje, sepse komiisioni nuk i ka përmbyllur ende konsultimet e tij. "Në këtë moment, kur nuk i dimë të gjitha rregullat, të themi se këtu do ta bëjmë këtë dhe atje jo, nuk do të ishte e përshtatshme edhe duke patur parasysh kompleksitetin", i tha Deutsche Welles Katharina Reiche (CDU), Sekretare e shtetit në Ministri.

Katharina Reiche Abgeordnete
Katharina Reiche (CDU)Fotografi: picture-alliance/dpa

Ajo nuk sheh ndonjë nevojë urgjente për veprim: pas Fukushimës janë kontrolluar edhe një herë të gjitha centralet bërthamore. Ekspertët ndërkombëtarë kanë arritur në përfundimin se Gjermania përmbush standardet më të larta të mbrojtjes: "Kjo është arsyeja pse unë jam i bindur, se ajo që ne planifikojmë tani, janë masat shtesë për atë rast, që ne pothuajse e përjashtojmë sipas logjikës.

Reaktorët e vjetër përbëjnë rrezik

Një këndvështrim, të cilin e kundërshton me forcë Jochen Stay: Po luhet me zjarrin thotë aktivisti i organizatës anti-atom. Rreziku, që në Gjermani të ketë aksidente, shtohet çdo vit e më shumë. Sepse shumica e dëmeve shkaktohen nga fundi i kohës së punës së reaktorëve, pasi materiali dhe impiantet teknike vjetërohen.

"Fundi i rrezikshëm ndodhet ende para nesh në reaktorët relativisht të rinj të energjisë bërthamore, që janë ende në veprim në Gjermani. Kjo do të thotë, që duhet të përqëndrojmë vemendjen në to.

Edhe në qoftë se ekspertët e Komisionit për Mbrojtjen Radiologjike kanë rënë dakord me Ministrinë e Mjedisit, rekomandimet duhet të vendosen më pas nga ministrat e brendshëm të landeve, të cilët janë përgjegjës për menaxhimin e katastrofave. Katharina Reiche nga ministria e Mjedisit bën thirrje që rregullat të shtrihen përtej Gjermanisë. Kjo ka shumë kuptim që të gjenden zgjidhje thjesht gjermane: "Ne duhet ta drejtojmë vështrimin edhe nga Evropa për të gjetur standarde të përbashkëta dhe një qasje të përbashkët."