Zyrtarë të lartë kosovarë të përfshirë në trafikim armësh | Ballkani | DW | 21.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zyrtarë të lartë kosovarë të përfshirë në trafikim armësh

Autoritetet e rendit në Kosovë kanë arrestuar tre persona të përfshirë në trafikim armësh. Dy nga tre të arrestuarit janë zyrtarë të lartë në qeverinë e Kosovës.

Prishtina

Prishtina

Përfaqësuesit e opozitës në Kosovë kanë akuzuar qeverinë të jetë e përfshirë drejpërdrejt në kriminalitet. Këtë akuzë përfaqësuesit e opozitës e mbështësin në aksionin e organeve të rendit, pas të cilit u arrestuan tre persona të përfshirë në trafikim armësh. Dy nga tre të arrestuarit, janë zyrtarë të lartë në qeverinë e Kosovës, përkatësisht këshilltar politik në ministrinë e punës dhe mirëqenies sociale.

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku distancohet nga ky akt, të cilin ai e quan të izoluar dhe rikonfirmon vullnetin e tij, për të punuar për sundimin e ligjit dhe krijimin e shtetit ligjor.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës, kërkuan dorëheqjen e ministrit të punës dhe mireqenies sociale, Ibrahim Selmanaj, pasi të dy këshilltarët tij u arrestuan për trafikim armësh. Ministri Ibrahim Selmanaj kundërshton dhe ka deklaruar se ai nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Aktivitet e paligjshme siç ishte rasti i trafikimit të armëve, i kanë dënuar fuqishëm udhëheqësit e institucioneve qëndrore të Kosovës. Presidenti Fatmir Sejdiu thotë se, veprimet e paligjshme të grumbullimit të armëve dhe municionit, janë akte të drejtuara kundër interesave fundamentale të Kosovës. Kabineti i ministrave nga ana e tyre e dënon ashpër çdo veprim të jashtëligjshëm të kujtdo qoftë, ndërsa shprehen të vendosur se në Qeverinë e Kosovës nuk ka vend për individë të tillë. Autoritetet e rendit në Kosovë thonë se drejtësia nuk është selektive dhe se askush nuk është mbi ligjin.

  • Data 21.12.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AraB
  • Data 21.12.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AraB
Reklamë