Zvicra dhe Bashkimi Evropian - një çift që nuk shkon? | Evropa | DW | 27.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Zvicra dhe Bashkimi Evropian - një çift që nuk shkon?

Zvicra nënshkroi të martën e kaluar disa marrëveshje të reja me BE. Ndonëse republika e Alpeve nuk dëshiron të bëhet pjesë e BE-së, të dyja palët janë të interesuara në një bashkëpunim me njëra-tjetrën. Ka vite që shumë shtete e sidomos Gjermania janë kundër pranimit të Zvicrës në BE për shkak se heshtja bankare në Zvicër e ka kthyer këtë vend në një parajsë të vërtetë për ata që nuk paguajnë taksat e tyre. Por një nga marrëveshjet që u nënshkrua është për një politikë të përbashkët azili.

A do të bëhet edhe Zvicra së shpejti pjesë e zonës Shengen?

A do të bëhet edhe Zvicra së shpejti pjesë e zonës Shengen?

Duket sikur Zvicra nuk do të hyjë ndonjëherë në BE. Shumë zviceranë janë kundër këtij antarësimi sepse mendojnë se me të do të humbasin demokracinë e tyre të famshme. Për këtë arsye Zvicra nënshkruan vetëm marrëveshje bilaterale. Nëpërmjet marrëveshjesh të tilla, Zvicra mund të bashkëpunojë me BE pa u bërë antare e saj.

Ministri gjerman i financave Bernd Eichel u shpreh:

"Nuk besoj se ka ndonjë vend në Evropë që do të kthehet në një vend ku fshihen ata që nuk paguajnë taksa. Pra nuk besoj se Zvicra është një vend i tillë. Për këtë arsye na nevojitet një marrëveshje me këtë vend."


Por Zvicra nuk do të heqë dorë nga e drejta e heshtjes bankare dhe nuk pranon të shkëmbejë datat e kilentëve të saj me BE. Michel Dérobert, kryetari i Unionit të Bankierëve Privatë Zviceranë, tregon:

"Nuk do të kishim pranuar asnjeherë që të hiqnim dorë nga heshtja jonë bankare, sepse kjo do të thoshtë se klientët tanë nuk do të kishin asnjë të drejtë për të ruajtur sferën e tyre private."

Debati mbi sekretin bankar bllokoi për një kohë të gjatë marrëveshjen e ashtuquajtur Shengen-Dublin, e cila fokusohet tek lufta e përbashkët kundër kriminalitetit dhe tek politika e azilit.

Por ende nuk është e qartë nëse Zvicra do të hyjë në zonën e Shengenit. Forcat e djathta në Zvicër nuk duan të hyjnë në BE dhe përpiqen ta vendosin këtë me një votim popullor. Argumenti kryesor i të djathtëve është se antarësimi në BE do të kërcënonte suveranitetin e Zvicrës.

Në qershor të vitit të ardhshëm Zvicra do të vendosë nëpërmjet një referendumi nëse do të hyjë apo jo në BE. Por debati mbi antarësimin apo jo në BE ka filluar që tani.

  • Data 27.10.2004
  • Autor Joachim Schubert-Ankenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArG1
  • Data 27.10.2004
  • Autor Joachim Schubert-Ankenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArG1