Zonë e lirë tregtie mes BE-së dhe Ukrainës | Evropa | DW | 07.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Zonë e lirë tregtie mes BE-së dhe Ukrainës

Shtajnmajer dha sinjalin e startit për thellimin e bashkëpunimit me Ukrainën

Frank Valter Shtajnmajer

Frank Valter Shtajnmajer

Me vizitën e tij të parë si përfaqësues i presidencës së BE-së në Ukrainë, ministri gjerman i punëve të jashtme Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) dha sinjalin e startit për thellimin e bashkëpunimit. Pas bisedimeve dje në Kiev, Shtajnmajer u shpreh tha dje se më 8 mars Europa do të fillojë negociatat me Ukrainën për një marrëveshje më të gjerë bashkëpunimi. Steinmeier nuk përmendi shprehimisht një ofertë anëtarësimi në BE dhe mikëpritësit nuk e fshehën zhgënjimin për këtë.

Ukraina priste më shumë. Më shumë se vetëm bisedime mbi një marrëveshje të përmirësuar dhe bashkëpunim fqinjësor. Priste një perspektivë konkrete anëtarësimi. Populli, deklaroi kryeministri Viktor Janukowitsch që në fillim të negociatava, është disi i zhgënjyer që nuk negocionet mbi një anëtarësim të mundshëm. Edhe ministri i ri i punëve të jashtme të Ukrainës Wolodimir Ohrisko bëri të qartë se Ukraina pret një shenjë të Bashkimit Europian: "Mesazhi kryesor që u kemi dhënë me vete kolegëve europianë është shumë i qartë dhe i kuptueshëm. Shoqëria ukrainase dhe udhëheqja politike e vendit tonë ka plane shumë të qarta sa i takon integrimit europian. Integrimi europian është një prioritet i pandryshuar i politikës së jashtme ukrainase. "

Ministri gjerman i punëve të jashtme Frank-Valter Shtajnmajer si përfaqësues i presidencës gjermane të BE-së theksoi se Europa është shumë e interesuar në një Ukrainë demokratike, me shtet ligjor dhe ekonomi të lulëzuar: "Unë jam gjithashtu shumë i gëzuar që në të gjitha bisedat sot me presidentin, kryeministrin, disa ministra nga kabineti dhe vecanërisht homologut Ohkristo, morrëm vazhdimisht sinjalin që do të marrim me vete edhe në Bruksel se rruga e reformave në Ukrainë do të vazhdojë."

Shtajnmajer shprehu mirëkuptim për vështirësinë e procesit të reformave në Ukrainë. Por ai kritikoi në nëntekst konfliktet e gjata dhe paralizuese për vendin mes presidentit Viktor Juschtschenko dhe kryeministrit Viktor Janukowitsch. Zënka e tyre për kompetencat u bë shkak për dorëheqjen në muajin janar të ministrit të jashtëm ukrainas Boris Tarasjuk: "Ju duhet të kuptoni se nuk është një procedurë normale që përgatitjet për bisedime të tilla të nisin me një ministër të jashtëm për t'u kryer më pas me një ministër të ri. "

Megjithatë Shtajnmajer do të angazhohet për një fillim të shpejtë dhe negociata me rezultat mbi marrëveshjen e re të bashkëpunimit dhe partneritetit. Qysh në 8 mars do të mbahet një takim i parë pune.

Thelbi i marrëveshjes së re është krjimi i një zone të tregtisë së lirë mes BE-së dhe Ukrainës. Marrëdhëniet ekonomike do të intensifikohen. Veç kësaj do të përcaktohen edhe bazat për livrimin e energjisë. Kryeministri ukrainas Viktor Janukowitsch në fund të negociatave bëri edhe njëherë të qartë se vendi i tij nuk nuk mund të mjaftohet me marrëveshjen e re. Ai njoftoi një sërë reformash objektivi i të cilave do të jetë sjellja e Ukrainës më afër anëtarësimit në BE.

  • Data 07.02.2007
  • Autor Christina Nagel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8w
  • Data 07.02.2007
  • Autor Christina Nagel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8w