1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zjarret në pyjet rreth Athinës jashtë kontrollit

24 Korrik 2018

Jo vetëm në Suedi, edhe në Greqi janë duke u djegur pyjet. Moti është shumë i nxehtë dhe i thatë, dhe kësaj i shtohet edhe era e fortë. Athina, kryeqyteti grek është direkt i rrezikuar.

https://p.dw.com/p/31yFB
Griechenland Waldbrände | Rafina
Fotografi: Reuters/A. Konstantinidis

Jo vetëm në Suedi, edhe në Greqi janë duke u djegur pyjet. Moti është shumë i nxehtë dhe i thatë, dhe kësaj i shtohet edhe era e fortë. Athina, kryeqyteti grek është direkt i rrezikuar. Eskpertët flasin për "skenaret më të këqinj".

Dy zjarre të mëdha në perëndim dhe lindje të Athinës kanë dalë nga kontrolli ditën e hënë. Autoritetet rajonale bënë thirrje për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Greqia i është lutur për ndihmë vendeve të tjera të BE, tha një zëdhënëse e zjarrfikseve. Qipro ka premtuar të ndihmojë.

Në rajonet e prekura shumë banorë të Athinës kanë shtëpitë verore. Mijëra vetë janë larguar. Imazhet televizive tregonin për rrugë të bllokuara. Për shkak të tymrave të mëdha autostrada dhe linja hekurudhore midis Athinës dhe Korinthës është mbyllur, bëri të ditur policia e qarkullimit rrugor. Energjia elektrike, telefoni dhe interneti janë ndërprerë në shumë rajone. Edhe në qytetin port Rafina flakët e mëdha kanë mbuluar qiellin. Zjarri ka mbërritur tek shtëpitë.

Griechenland Waldbrände | Kineta
Fotografi: Getty Images/AFP/V. Gache

Aktualisht në Greqi temperaturat janë rreth 40 gradë. Përveç kësaj në rajonet e prekura forca e erës është me magnitutë shtatë."Ka ndodhur skenari më i keq i mundshëm", tha në televizion shefi i mbrojtjes civile greke, Giannis Kapakis. Zjarri ka shpërthyer në një territor të pyllëzuar me pisha dhe kudo ka shtëpi pushimi.

Kryetari i Bashkisë të rajoneve të prekura i tha reporterëve prej andej, se janë shkatërruar më shumë se 200 shtëpi dhe qindra makina vetëm në lindje të Athinës. Kampi i pushimit me rreth 600 fëmijë u evakuua.

Siç bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë deri tani kanë humbur jetën më shumë se 20 vetë. Shumë vetë janë dërguar me lëndime të rënda në spital.

80 vetë që kishin ikur nga zjarri në ujë, u shpëtuan në Rafinë, në lindje të Athinës. Rojet bregdetare janë duke kërkuar dhjetë turistë të huaj që janë larguar nga zjarri menjë varkë. Autoritetet greke u vunë në alarm nga kolegët danezë, pasi një lajm urgjent kish mbërritur atje. Dy prej të humburve u shpëtuan nga rojet bregdetare rreth 5 kilometra larg bregut të detit.

Kryeministri grek Alexis Tsipras u tregua i shqetësuar në televizion shtetëror (ERT) dhe foli për dyshimet se mbas zjarrit mund të jenë fshehur zjarrvënës. Siç bëri më tej të ditur ERT, Tsipras ndërpreu një vizitë në Bosnjë Hercegovinë dhe u kthye në Greqi.