Zjarr i tmerrshëm në katedralen Notre-Dame në Paris | Evropa | DW | 15.04.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Zjarr i tmerrshëm në katedralen Notre-Dame në Paris

Në një prej katedraleve më të njohura në botë, Notre-Dame në Paris, sot pasidte ka shpërthyer një zjarr i madh. Shkaku i zjarrit, sipas informacioneve të para, punimet në meremetimin e katedrales.

Një prej katedraleve më të njohura në botë, Notre-Dame në Paris, është përfshirë nga flakët e një zjarr i madh. Zjarri ka shpërthyer në katet e sipërme të katedrales dhe shumë shpejt është përpahur në pjesë të tjera. Si pasojë e zjarrit është rrënuar edhe një kullë 96 metra e lartë e katedrales. Zjarri është zbuluar në ora 18:50 në mbrëmje, njoftojnë agjensitë e lajmeve. Në katedrale kanë qenë duke u bërë restaurime. Nuk ka të dhëna për viktima eventuale apo të lënduar. Por katedralja gjendet në qendër të Parisit, ndërsa zjarri ka shpërthyer në kohën kur pranë ishin shumë njerëz. Punimet në katedrale kanë qenë të një vlere prej gjashtë milionë euro. Ndërkohë që dëmet e shkaktuara nga zjarri janë për momentin të pallogaritshme, për shkak se vlera e

brendshme e katedrales është e jashtëzakonshme. Mediat franceze dhe pamjet nga vendi i ngjarjes dëshmojnë, se "dëmet janë të tmerrshme". Francezët janë të shokuar.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron e ka shtyrë një fjalim të planifikuar për sonte, për shkak të zjarrit në Notre-Dame. Zona rreth katedrales është bllokuar, ndërsa ekipet e zjarrëfikësve po përpiqen ta venë zjarrin nën kontroll. Por që tani mund të thuhet, se flakët ka përfshirë pjesët më të mëdha të katedrales.

Kathedrale Notre-Dame in Paris (picture-alliance/S. Gabriel)

Notre-Dame para zjarrit

Katedralja Notre-Dame është një prej atraksioneve më të mëdha të Parisit, të cilën gjatë një viti e vizitojnë me miliona turistë. Katedralja ka filluar të ndërtohet në shekullin e 12, ndërsa ndërtimi ka zgjatur rreth 200 vjet. Katedralja ka frymëzuar edhe shkrimtarin e madh Victor Hugo për të shkruar një vepër për Notre-Dame dhe është një prej objekteve me vlerë botërore.

bc/ehl/fab (dpa, afp, rtr)