Zhvillohen pa probleme zgjedhjet ne Shqiperi, shenohet nje viktime ne Tirane.Vazhdon procesi i numerimit te votave | FOKUS | DW | 04.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Zhvillohen pa probleme zgjedhjet ne Shqiperi, shenohet nje viktime ne Tirane.Vazhdon procesi i numerimit te votave

ENEMO : Procesi zgjedhor i 3 Korrikut ne Shqiperi u zhvillua ne menyre te drejte

Fatos Nano dhe Sali Berisha ,dy rivalet per fitore

Fatos Nano dhe Sali Berisha ,dy rivalet per fitore

Zgjedhjet e përgjithëshme në Shqipëri u zhvilluan pa probleme serioze . Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 56% ose 1.6 milion vetë. Zgjedhjet janë vlerësuar si provë për Shqipërinë dhe nivelin e demokracisë në vend, që janë kusht për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi deklaroi ne nje konference per shtyp se procesi zgjedhor per zgjedhjet parlamentare 2005 ishte i mirëorganizuar,veçanerisht nga ana teknike .
Megjithate nje ngjarje e dhimbshme pasoi procesin zgjedhor te 3 Korrikut per parlamentin shqiptar. Vezhguesi i Partise Republikane, Learton Vathi nderroi jete pas plagosjes me arme dje ne zonen 37 ne Tirane.Sipas rezultateve paraprake kandidatet e Partise Demokratike kane triumfuar ne disa nga zonat zgjedhore ne kryeqytet.Kjo u deklarua nga zedhenesi i KQZ Erton Sinani Vazhdon procesi i numërimit .Rezultatet zyrtare priten te publikohen sot pasdite.
" Fituesi i vertete ne keto zgjedhje eshte demokracia, eshte Shqiperia". Keshtu u shpreh ne nje konference per shtyp, Kryeministri i Shqiperise e njekohesisht Kryetar i Partise Socialiste, Fatos Nano.Ndersa kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha ne nje konference per shtyp deklaroi se "Shqipetaret kane marre tashme vendimin, sikunder u bej thirrje simpatizanteve se nuk ka triumf por vetem modesti. Kjo fitore ka moralin e bashkimit".
Rrjeti Europian i Organizatave per Vezhgim te Zgjedhjeve (ENEMO) vleresoi sot permes nje deklarate shtyp, se "procesi zgjedhor i 3 Korrikut ne Shqiperi u zhvillua ne menyre te drejte". ENEMO-s, nje rrjet qe monitoroi zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise me 60 vezhgues, perfaqesues te 10 shteteve dhe 12 organizatave europiane.

  • Data 04.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqk9
  • Data 04.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqk9