1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zhvillimet shqiptare në këndvështrimin e studjuesve gjermanë

5 Qershor 2010

Dr. Robert Pichler nga Universiteti i Gracit, mbajti ditën e enjte me 3 qershor një referat në Universitetin Humbolt të Berlinit, me temën "Zhvillimi i veçantë shqiptar". Ai është njohës i mirë i çështjeve shqiptare.

https://p.dw.com/p/Nj1K
Kosova-Kosova, Dr. Pichler bashkëautor i librit
Kosova-Kosova, Dr. Pichler bashkëautor i librit

Në referatin e tij me temën „Zhvillimi i veçantë shqiptar", Dr. Pichler nga Univeristeti i Gracit e vendos fokusin jo tek shteti shqiptar, por tek çështja shqiptare në përgjithësi duke përfshirë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Universiteti i Humboldit në Berlin
Universiteti i Humboldit në BerlinFotografi: AP

Pichler: Nëse shohim më afër çështjen shqiptare sot, shohim këto aspekte:

Nga njëra anë kemi shtetin shqiptar me mungesën e stabilitetit politik, dhe problemet sociale dhe ekonomike. Shqipëria postkomuniste ka patur zhvillime turbulente, me specifikë migracioni dhe është prekur si asnjë vend tjeter në Evropën juglindore prej tij.

Në ish territoret jugosllave të Maqedonisë dhe Kosovës, përveç problemeve sociale dhe ekonomike, është prezent edhe dimensioni nacional i çështjes shqiptare.

Tri shtete me marrëdhënie ambivalente me institucionet shtetërore

Vitet e fundit kemi patur krijimin e një shteti të dytë shqiptar, që është deklaruar multietnik, por që në fakt sa i përket shumicës së popullsisë dhe politikës e kulturës, shihet më shumë si shtet shqiptar. Ky shtet ka pavarësinë, por nuk është ende në gjendje të reagojë sovran.

Në Maqedoni kemi patur ndërhyrjen nga jashtë për për të mposhtur konfrontimet ushtarake. Nga ana shqiptare, dhuna u quajt legjitime për marrjen e të drejtave politike. Marrëveshja e Ohrit, gusht 2001, u bë baza për plotësimin e kërkesave shqiptare për shangien e konfliktit, por marrëveshja nuk kapërceu ndryshimet sociale midis popullsisë shqiptare dhe maqedonase.

Sa i përket anës politike në Kosovë dhe në Maqedoni, kemi të bëjmë me çështje virulente statusi. Kurse në Shqipëri, kemi të bëjmë me disfunksionalitetin e shtetit dhe luftën plot pasion për pushtet midis partive rivale. Në të tre shtetet kemi marrëdhënie ambivalente me institucionet shtetërore, tek të cilat nuk kihet shumë besim. Këtyre u shtohen problemet sociale dhe ekonomike në të gjithë rajonin, papunësia e lartë, varësia ndaj të ardhurave të migrantëve.

Problemet ekonomike lidhen me specifikën shqiptare, me rritjen e popullsisë.

Zhvillimet e ndryshme kanë filluar që gjatë formimit të nacionalizmit shqiptar në fund të shek 19-të, që pasoi me krijimin e shtetit shqiptar në 1912-1913. Ky u shoqërua me zhvillime të ndryshme rajonale. Përveç kësaj kemi edhe dimensionin social të çështjesh shqiptare, që lidhet me problemet politike dhe ekonomike, ku vihet re se kushtet e ndryshme politike kanë çuar në zhvillime sociale që janë të ngjashme.

Karl Kaser, Siegfried Gruber dhe Robert Pichler - autorë të librit: Antropologjia historike në Evropën Juglindore
Karl Kaser, Siegfried Gruber dhe Robert Pichler - autorë të librit: Antropologjia historike në Evropën Juglindore

bNë rastin shqiptar në krahasim me rastet e tjera, kemi kapërcimin e identiteteve fetare në favor të mirëkuptimit nacional. Situata politikë në shek.19-të pas luftës turko-ruse dhe Paktit të St. Stefanit kishte në qendër përpjekjet për krijimin e një shteti të madh bullgar, i cili do të ishte zgjeruar edhe në rajone në të cilat jetonte popullsi shqiptare. Por konstelacioni politik shkoi në favor të fillimit të lëvizjeve nacionale shqiptare. Më 1878 Lidhja e Prizrenit nuk pati program nacional unik. Udhëheqësit myslimanë donin të ruanin status-quonë, shumë të lidhur me sistemin osman. Ndryshimet rajonale patën rëndësi të madhe në formimin e shtetit shqiptar.

Zërat heterogjenë që arrinin deri në skenën evropiane nuk kuptoheshin. Shumë herë mendohej se kishte të bëhej me një popullsi turke. Në atë kohë nuk ekzistonin njohuri për popullsinë shqiptare ne rajon. Albnologjia ishte në fillesat e saj. Dhe Perandonia Osmane nuk përkrahte lëvizjen kombëtare shqiptare.

Shqiptarët me fe të ndryshme dhe kushte sociale të pafavorshme

Një faktor tjetër, është aspekti i ndarjes fetare të popullsisë shqiptare. Diplomatë të asaj kohe e kanë parë prezencën e feve të ndryshme si pengesë në krijimin e shtetit komb shqiptar. Lëvizja nacionaliste shqiptare ishte më shumë produkt i ndikimit nga jashtë. Kushtet sociale ishin të pafavorshme në zonat ku banonin shqiptarët. Nuk ekzistonte shoqëria shqiptare, ose publiku shqiptar. Elita myslime në Kosovë dhe Maqedoni ishte po ashtu e lidhur me sistemin osman. Anafatizmi ishte shumë i përhapur tek popullsia myslimane. Ekonomia ishte e zhvilluar pak në këto territore periferike të Perandorise Osmane dhe tregtia e brendshme nuk ekzistonte.

Krijimi i shtetit shqiptar lidhet me politikat e fuqive të mëdha, në rastin konket me interesat austro-hungareze që kërkonin të pengonin Serbinë që të krijonte korridor në Adriatik.

Më 1913 u njoh shteti shqiptar. Shteti i njohur u zhduk menjëherë nën Luftën e Parë botërore. Pas 1920, vendosja e kufijve solli ndarjen e terrizoreve ku ndodhesin shqiptarët, ndarje që deri më sot ka mbetur një temë e diskutueshme politike.

Teza Pichler: Krijimi i një shoqërie shqiptare në EJL, jokoherente

Teza e Dr. Robert Pichler është se zhvillimet e ndryshme, në kuadër të kontekstit shqiptar, shtetit shqiptar dhe jashtë shtetit shqiptar mund të trajtohet vetëm në mënyrë historike. E rëndësishme është të tregosh se ka patur procese të ndryshme, kështu që ideja e krijimit të menjëhershëm të një shoqëri shqiptare në Evropen Juglindore duke patur parasysh këto zhvillime historike nuk është më koherente.

Autori: Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi