Zgjidhja e statusit shtyhet nëse vendi destabilizohet | Ballkani | DW | 05.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zgjidhja e statusit shtyhet nëse vendi destabilizohet

Grupi negociator i Kosovës thotë se e vetmja gjë që mund ta shtyjë serish zgjidhjen e statusit të Kosovës, është destabilizimi i vendit

default

Anëtarët e grupit negociator të Kosovës, thonë se e vetmja gjë që mund ta shtyjë sërish zgjidhjen e statusit të Kosovës është destabilizimi i vendit. Në këtë linjë ata ju bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës, për qetësi dhe durim, ndërsa garantojnë se e vetmja zgjidhje për statusin e Kosovës do të jetë pavarësia e saj.

Të shoqëruar edhe nga shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, dhe kryetari i PDK-së në opozitë Hashim Thaqi, u shpjeguan nga afër qytetarëve të Drenicës gjithë rrjedhën e procesit të statusit të Kosovës.

Joakim Rycker, ka thënë se për t'u arritur synimi i qytetarëve dhe liderëve politikë të Kosovës, duhet ndihma e bashkësisë ndërkombëtare prandaj në këtë linjë, ai ka ftuar udhëheqësit politikë që të bashkëpunojnë ngusht me faktorët ndërkombëtarë. Ky
konstatim mbështetët nga udhëheqësit politik kosovar dhe sipas presidentit, Fatmir Sejdiu, është edhe synim i institucioneve të Kosovës. Në të njejtën linjë shprehet edhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaqi, i cili së bashku me presidenitn ftoi qytetarët e drenicës, për durim dhe maturi.

Ndërkohë, dy përfaqësuesit e lartë të SHBA-së dhe BE-së, Rozmari di Carlo dhe Stefan Lehne, të cilët akoma po qëndrojnë në Kosovë, u thanë qytetarëve të
komunës së Novobërdes, se plani i ndërmjetësit, Marti Ahtisari, në masë të madhe do të adresojë problemet më të cilat ballafaqohen serbët e Kosovës.

Serbët duhet të kenë mundësi të jetojnë këtu në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe të kenë mundësi për prosperitet. Propozimi i Marti Ahisarit për statusin, në masë të madhe ka të bëjë më serbët në mënyrë që jeta e tyre të bëhet më e mirë. Elementi kryesor në këtë mes është decentralizimi dhe sipas propozimit të Ahtisarit shumica e serbëve do të jetojnë në kumuna ku ata janë shumicë.

Do të kenë kopetenca të gjera dhe do të kenë mundësi që në shumë lëmi të vetorganizojnë jetën e tyre tha Rozmari di Carlo. Sidoqoftë, shumë diplomatë evropianë dhe ata të SHBA-së, që parreshtur po vizitojnë Kosovën u bënë thirrje qytetarëve dhe udhëheqësve politikë kosovarë që të tregohen të matur në veprimet e tyre. Ata shprehen se çfarëdo lloj dhune në këtë fazë të statusit do të komplikojë të gjithë procesin.

  • Data 05.12.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Araf
  • Data 05.12.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Araf
Reklamë