″Zgjidhja duhet të jenë zgjedhjet e reja″ | Gjermania | DW | 19.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Zgjidhja duhet të jenë zgjedhjet e reja"

Reagimet nga Berlini për dorëheqjen e kryeministrit bavarez Stoiber

Bavarezi Stoiber deklaroi dje se do të japë dorëheqjen

Bavarezi Stoiber deklaroi dje se do të japë dorëheqjen

Kryeministri bavarez Edmund Stoiber u dha fund javëve të tëra të ecejakeve në lidhje me të ardhmen e tij politike. Dje ai deklaroi, se do të japë dorëheqjen në 30 shtator. Ai do të dorëzojë si postin e kryeministrit ashtu edhe atë të kryetarit të Partisë Kristiansociale. Si kryetar i qeverisë atë pritet ta pasojë ministri i brendshëm aktual bavarez Günther Beckstein, CSU-në pritet ta drejtojë në të ardhmen Erwin Huber, i cili ka drejtuar deri tani portofolin ekonomik.

Rrotullamja e kuadrit në Mynihun e largët rrotullohet, por prej saj nuk mbetet as Berlini i paprekur. Në fund të fundit partnere koalicioni qeveritar, si motra e vogël e Partisë Kristiandemokrate është edhe Partia Kristiansociale. Prandaj dorëheqja e Stoiber-it duhet të ketë pasoja edhe në punën e koalicionit të madh në Berlin.

Për këtë arsye kyetari i Partisë Socialdemokrate Kurt Beck, e cilësoi disavantazh faktin që Edmund Stoiberi do të lergohet më 30 shtator:"Sepse askush nuk e di se si do të vazhdohet në muajt deri në shtator. Askush nuk e di se kush do të flasë me përgjegjësi për kristiansocialët në koalicion. Kjo është një ndeshje e pezulluar, e paparë deri më sot në politikën gjermane."

Koalicioni i madh në Berlin nuk është vënë në pikëpyetje, por atë e presin, sipas Beckut, muaj të tërë paqartësie dhe vështirësish. Me një kryeministër në gjendje gatishmërie nuk lehtësohen negociatat në Berlin, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i socialdemokratëve Hubertus Heil tha, se në Bavari duhet të ketë sa më parë zgjedhje të reja. Kërkesë kjo që mbështetet edhe nga Renate Künast e të gjelbërve:"Bavarezët meritojnë raporte të qarta, prandaj nuk është zgjidhje që burrat të merren vesh për pasuesin në zyrën e kryeministrit dhe t'i rrahin supet njëri-tjetrit. Zgjidhja duhet të jenë zgjedhjet e reja, në mënyrë që qytetarët të mund të vendosin: cilin duam dhe ç'program duam."

Edhe liberalët janë të bindur që kriza në Partinë Kristiansociale nuk mbyllet me dorëheqjen e Stoiberit. Partia është irracionale dhe jostabile, tha kryetari i Partisë Liberale Guido Westerwelle:"Ky është një dobësim i konsiderueshëm i koalicionit qeveritar, edhe në rrafsh kombëtar këtu në Berlin. Ne nuk na duket e përgjegjshme që koalicioni të paralizohet për muaj me radhë; pikërisht në çastin që ne kemi kryesinë në Bashkimin Evropian. Kjo i dëmton interesat gjermane."

Por ka edhe mirëkuptim për Edmund Stoiberin. Kryeministri kristiandemokrat i landet Hessen Roland Koch tha, se ka respekt për vendimin e Stoiberit:"CSU-ja është një parti shumë krenare dhe shumë e suksesshme. Vitet e fundit nën drejtimin e Edmund Stoiberit ajo ka pasur suksese të mëdha, të cilat ne landet e tjera i kemi parë ndonjëherë me zili. Shpresoj që CSU-ja të vazhdojë të marrë pjesë e bashkuara në politikë."

Sukseset e mëdha të CSU-së do të mbeten edhe në të ardhmen të lidhura me emrin e Stoiberit, tha Koch. Sipas tij, këtë Stoiberi e ka merituar.

  • Data 19.01.2007
  • Autor Monika Dittrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxx
  • Data 19.01.2007
  • Autor Monika Dittrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxx