Zgjerimi i mëtejshëm i BE varet nga Kushtetuta Europiane | Evropa | DW | 04.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Zgjerimi i mëtejshëm i BE varet nga Kushtetuta Europiane

Sot, të hënën nisi në Berlin Konferenca e gjashtë e ambasadorëve gjermanë. Ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier jep direktivat e politikës së jashtme gjermane. Një ndër to është zgjerimi i BE

Hartë e zgjerimit të BE

Hartë e zgjerimit të BE

Zgjerimi i mëtejshëm i BE do të varet nga suksesi që do të arrihet në debatet për kushtetutën europiane. Të paktën kështu mendon ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, i cili shpalosi para ambasadorëve gjermanë të mbledhur sot në Berlin prioritetet e politikës së jashtme gjermane për periudhen kur ajo të marrë presidencën e rradhës së BE.

Lista e prioriteteve të politikes së jashtme gjermane është e gjatë, një nga më kryesoret është Kushtetuta. Nëse ajo dështon, dështon edhe zgjerimi i mëtjeshëm i Unionit. Për këtë ministri Steinmeier shprehet qartë."Sa i përket temës së zgjerimit mund të them, se edhe në Europë të gjitha gjërat janë të lidhura me njëra tjetrën. Nëse ne nuk arrijmë përparime në çështjen e kushtetutës atëherë edhe çështja e zgjerimit ka marrë fund".

Pra ka marrë fund për keq. Por për ministrin gjerman mendimet mbi zgjerimin e mëtejshëm të BE nuk përfundojnë këtu: "Politikisht shtrohet pyetja a është ky një qëndrim i përgjegjshëm ndaj rajoneve të cilave u kemi premtuar perspektivë europiane? Perspektivë europiane ç`ka nuk do të thotë patjetër anëtarësim në BE?"

Ministri Steinmeier shpreh kështu me zë të lartë çka ka qenë deri tani duke u thënë nëpër dhëmbë, për idetë që po lindin për gjetjen e mënyrave të reja të afrimit të vendeve të caktuara me Bashkimin Europian, përveç asaj të anëtarësimit. "Pra perspektivë europiane, edhe nëse ajo nuk është patjetër anëtarësim, për rajone të vështira siç është ai i Ballkanit perëndimor ku i gjithë procesi i stabilizimit bazohet tek shpresa e ekzistencës së perspektivës europiane."

Këtë e konfirmon edhe Ambasadori shqiptar në Berlin, Gazmend Turdiu i cili i tha Deutsche Welles se: "Pavarësisht se ideja e mënyrave të tjera të afrimit përshpëritet nëpër dhëmbë nga disa politikanë, qëndrimet zyrtare jane të palëkundura. Jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin perëndimor nuk vihet ne pikëpyetje perspektiva e antarësimit, por pyetja që shtrohet është “kur?” dhe jo “si?”. Kur flitet për mënyra të tjera afrimi, duhet mbajtur parasysh se dëshirën për antarësim e kanë shprehur edhe vende nga rajone të tjera."

Ambasadori Turdiu, i cili merr po ashtu pjesë në konferencë thotë se "Shqipërisë nuk i janë ofruar kurrë perspektiva të tjera veç asaj të antarësimit."

Kështu, pa përmendur konkretisht vendet të cilat mendon, ministri Steinmeier paralajmëron se: "Nëse debatin e zgjerimit e zhvillojmë në mënyrë të tillë që të mbyllim çdo lloj ideje zgjerimi atëherë, besoj unë, destabilizojmë hapësirat e afërta me Europën në atë mënyrë që do të kishte pasoja edhe për ne, që tashmë jemi anëtar të Bashkimit Europian."

Politika e jashtme gjermane në lidhje me Europën lindore rrjedh nga tufa e temave që duhen trajtuar në mënyrë të përqëndruar pas gjashtë muajsh. Ato janë zhvillimi i mëtejshëm i politikës europiane të fqinjësisë, vazhdimi i marrëveshjes së kooperimit me Rusinë, zhvillimin e politikës europiane me Azinë qëndrore si dhe sigurimi i energjisë.

  • Data 04.09.2006
  • Autor Aida Cama
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAF
  • Data 04.09.2006
  • Autor Aida Cama
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAF