Zgjedhjet serbe zhvillohen edhe në Kosovë | Ballkani | DW | 21.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zgjedhjet serbe zhvillohen edhe në Kosovë

Administrata ndërkombëtare ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në teritorin e Kosovës ndërsa, qeveria e Kosovës thotë se kjo është në kundërshtim me kornizën kushtetuese

Përkrahës i partisë ultranacionaliste serbe në Mitrovicë duke treguar tre gishtat

Përkrahës i partisë ultranacionaliste serbe në Mitrovicë duke treguar tre gishtat

Pjesëtarët e komunitetit serb të Kosovës, po votojnë në zgjedhjet e përgjithshme serbe me shpresen që qeveria e re e Serbisë, do të garantojë sic thuhet mbetjen e Kosovës nën Serbi. Në vendbanimet e banuara me shumicë serbe janë hapur 267 vendvotime në 22 komuna të Kosovës.

Përfaqësues të organizatës CeSID, që vëzhgon zgjedhjet serbe thonë se, të drejtë vote kanë 101 mijë votues serb të Kosovës. Administrata ndërkombëtare, ka lejuar mbatjen e zgjedhjeve serbe në teritorin e Kosovës mirëpo, ata thonë se UNMIK-u
nuk është i përfshirë në organizimin e ketyre zgjedhjeve. Megjithatë, UNMIK-u dhe forcat paqeruajtëse do kujdesen për sigurinë gjatë votimeve nëpër vendbanimet serbe të Kosovës.

"UNMIK-u dhe KFOR-i do të vazhdojnë të kujdesen për një ambient të qetë dhe të sigurt dhe forcat e rendit do të pengojmë aktivitetet në cilëndo palë që ne i konsiderojmë destabilizuese ose nxitëse", thotë një zëdhenës i UNMIK-ut, Jeff Bieley.

Zyrtarë të qëverisë së Kosovës thonë se, mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës është në kundërshtim me Kornizën Kushtetuese dhe me dokumente të tjera ndërkombëtare. Prandaj, sipas tyre këto zgjedhje janë të pavlefshme politikisht dhe ligjërisht. Qeveria e Kosovës mendon se këto zgjedhje përvec që nuk kanë ndonjë efekt ligjor apo politik, janë për konsum të brendshëm në Serbi dhe në fakt sipas saj, janë manipulim i serbëve të Kosovës duke u krijuar atyre bindje se Kosova do të mbetet nën Serbi, ku sipas qeverisë së Kosovës, realiteti tregon të kundërtën.

  • Data 21.01.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZU
  • Data 21.01.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZU
Reklamë