1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet serbe mund të mbahen edhe në Kosovë

Bekim Shehu / Prishtinë11 Prill 2008

Udhëheqësit politik kosovarë, pranojnë se janë të pafuqishëm që të ndalojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në teritorin e Kosovës.

https://p.dw.com/p/DgDu
Ushtarë belg të KFOR-it në Mitrovicë, 3 shkurt 2008.
Ushtarë belg të KFOR-it në Mitrovicë, 3 shkurt 2008.Fotografi: AP

Udhëheqësit politik kosovarë kanë kundërshtuar fuqishëm vendimin e komisionit republikan të zgjedhjeve në Serbi, i cili mori vendim që zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare të Serbisë të zhvillohen edhe në territorin e Kosovës.

Zyrtarë të UNMIK-ut, nga ana e tyre thonë se zgjedhjet lokale serbe në Kosovë do të cilësohen jolegjitime, mirëpo nuk janë gjendje të ndalojë hapjen e qendrave të votimit në Kosovë, për faktin që nuk e kanë ndërmend të kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme serbe. Por, në të njejtat qendra votimi dhe në të njetën ditë, serbët e Kosovës do të votojnë edhe për zgjedhjet lokale.

Një zëdhënës i OSBE-së, Sven Lindholm, ka thënë se zgjedhjet komunale të Serbisë në Kosovë konsiderohen jolegale në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, por thotë se zgjedhjet parlamentare të Serbisë mund të mbahen edhe në Kosovë. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, heq fajin nga institucionet e Kosovës duke thënë se, Kushtetuta e Kosovës hynë në fuqi pas datës 15 qeshor, ndërsa tash shumica e përgjegjësive sipas tij, janë të duar të administratës ndërkombëtare.

Që nga përfundimi i luftës, Serbia ka organizuar disa herë zgjedhje në Kosovë. Kjo sepse është thirrur në rezolutën 1244 të KS-it, e cila Kosovën e përcakton pjesë të Serbisë. Kjo rezolutë akoma është në fuqi në Kosovë, mirëpo udhëheqësit kosovarë thonë se tash pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj nga vendet më të fuqishme të botës, është e pakuptimtë që Serbia të lejohet të mbajë zgjedhje në territorin e Kosovës. Analistët thonë se autoritetet e Serbisë me mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, tentojë të forcojnë strukturat paralele serbe, të cilat u kanë sjellë shumë telashe institucioneve të Kosovës.