Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kongo zhvillohen më 30 korrik | Politika | DW | 01.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kongo zhvillohen më 30 korrik

Pas disa shtyrjeve komisoni i zgjedhor i Republikës Demokratike të Kongos njoftoi se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të zhvillohen me 30 korrik. Fushata elektorale do të zhvillohet nga data 29 qershor deri më 28 korrik. Për të garatuar zhvillimin e qetë të këtyre zgjedhjeve BE do të dërgojë në Kongë 1.500 ushtarë, 500 prej të cilëve janë ushtarë gjermanë.

Pamje nga Kinshasa

Pamje nga Kinshasa

Me procesin elektoral dhe zhvillimin e zgjedhjeve ky vend i Afrikës Qendrore ka ndër mend t'i japë fund historisë shumëvjeçare të krizave humanitare si dhe luftës pesëvjeçare, e cila u kushtoi jetën rreth katër milionë njerëzve. Para tri vjetësh gjashtë vende si dhe grupet e ndryshme të rebelëve, palë të kësaj lufte, nënshkruan një marrëveshje paqeje. Që prej asaj kohe vendi qeveriset prej një qeverie provizore nën drejtimin e Jozef Kabilës. Zëvendës-presidentë janë katër ish-ushtarakë.

Për postin e presidentit kadidojnë 33 kandidatë, ndër ta si favorit konsiderohet presidenti aktual Kabila. Për parlamentin e vendit, i cili ka 500 anëtarë, kandidojnë 10.000 vetë. Për shkak të problemeve logjistike dhe mosmarrëveshjeve politike, si dhe për shkak se në vend ka 40 vjet që nuk janë zhvilluar më zgjedhje, caktimi i datës së votimeve u shty katër herë.

Më në fund komisioni zgjedhor kongolez njoftoi në Kinshasa datën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, pra 30 korrikun, por nuk dha sqarime se kur do të zhvillohej në rast nevoje raundi i balotazhit si dhe zgjedhjet komunale.

Albrecht Conze, drejtor politik i misionit të OKB-së në Kongo, mendon që në shtator do të zhvillohet një raund balotazhi, sepse presidenti Kabila nuk pritet të fitojë shumicën e votave që në raundin e parë. Duke shpjeguar vështirësitë e organizimit të zgjedhjeve ai thotë: "I gjithë ky proces zgjat me muaj të tërë, sepse deri më sot nuk janë zhvilluar zgjedhje, sepse vendi është shumë i madh dhe ka një sipërfaqe sa gjysma e gjithë Evropës, por pa rrugë dhe trena."

Vendet anëtare të BE-së të cilat do të dërgojnë në Kongo një trupë speciale për të siguruar zhvillimin e mbarë të zgjedhjeve shpresojnë se datat dhe afatet e caktuara do të respektohen. Një herë për një herë kjo trupë parashikohet të qëndrojë katër muaj, deri sa të krijohet qeveria.

"Ndoshta llogaritjet janë bërë pak me dorë të shtërnguar, gjithsesi katër muaj pas zgjedhjeve institucionet e reja edhe në rast se nuk do të jenë krijuar tërësisht, të paktën do të jenë në krijim e sipër." - thotë drejtori politik i misionit të OKB-së në Kongo.

Me fjalë të tjera kufizimi i afatit te misionit në Kongo vetëm për katër muaj duket se nuk është realist.

  • Data 01.05.2006
  • Autor Wim Dohrenbush
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqqC
  • Data 01.05.2006
  • Autor Wim Dohrenbush
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqqC