1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut

19 Tetor 2019

Krizë politikë në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri, Zoran Zaev pas mosmarrjes së datës për hapjen e negociatave nga BE është shprehur në Shkup për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, shkruan agjencia e lajmeve, dpa.

https://p.dw.com/p/3RYzZ
Zoran Zaev Premierminister von Nord Mazedonien
Fotografi: DW/P. Stojanovski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbajti një fjalim të shtunën (19.10) para kabinetit qeveritar, ku pranoi, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas vendimit të samitit të BE të premten. Ai është shprehur, se kjo është zgjidhja më e mirë pas dështimit në Bruksel për moshapjen e negociatave. "Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, tha Zaev pa përmendur një datë të caktuar për zgjedhjet e parakohshme, vetëm se ato duhet të zhvillohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai u shpreh kritik ndaj vendimit të BE. "Para dy ditësh u bë një padrejtësi e madhe", tha Zaev, "ne u bëmë viktima të një gabimi historik".

Më parë kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, Christian Mickoski pas bërjes publike të vendimit të Brukselit kishte kërkuar zgjedhje të reja "si pasojë logjike". Kurse presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski u shpreh se megjithë këtë dështim "ne jemi një vend europian dhe kemi të drejtën të jemi pjesë e shtëpisë së përbashkët europiane", shkruan dpa.

 

 

la/dpa