1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhje eliminatore në shtetin amerikan të Pensilvanisë

Carsten Schmiester22 Prill 2008

Java e vendimit për demokratët

https://p.dw.com/p/Dm6r
Bill dhe Hillary Clinton në PensilvaniFotografi: AP

Para zgjedhjeve të raundit eliminator në shtetin amerikan të Pensilvanisë dy kandidatët demokratë për president Hillary Clinton und Barack Obama shkëmbyen goditje të forta verbale. Të dy rivalët e akuzuan njëri-tjetrin në reklama televizive, se gjenden nën ndikimin e grupeve lobiiste.


Nëse do të vendosnin strategët demokratë, atëherë amerikanët do ta dinin më në fund të mërkurën se kush do të kandidonte në fillim të nëntorit kundër kandidatit McCain në zgjedhjet presidenciale. Atëherë dueli vetëshkatërrues do të kishte marrë fund, atëherë do të fitonte ose Barack Obama ose Hillary Clinton-i me epërsi të qartë në raundin eliminator në Pensilvani për ta detyruar rivalin apo rivalen që të tërhiqet nga gara. Me një përjashtim Obama kryeson ndaj Clinton-it në të gjitha sondazhet në shkallë vendi. Ajo nga ana tjetër kryeson, megjithëse me pak pikë, në Pensilvani.

Të dy e rritën edhe njëherë në fundjavë intensitetin e garës duke u sulmuar anasjelltas personalisht. Hillary e akuzon Obamën, se është tepër pa përvojë për postin më të lartë në shtet dhe gjithashtu burracak ...

'Stresi i fushatës së ardhshme zgjedhore dhe më pas në Shtëpinë e Bardhë do të jetë gjigant, na duhet një njeri që i bën ballë atij që ditën e parë ...'

…dikush si ajo natyrisht. Por shumë demokratë ia marrin për keq asaj dhe ekipit të saj, që u përpoq ta ndalte Obamën me anë të një fushate njollosjeje. Gjë që 46 vjeçari e shfrytëzoi për një paraqitje në internet të pritur me brohoritje. Të njollosë të tjerët, tha ai gjatë një veprimtarie të madhe zgjedhore, këtë ajo e ka mësuar kur u sollën kështu me të republikanët …

'Unë e kuptoj që kur do të bëhesh president duhet të llogarisësh me gjëra të tilla dhe duhet …'

…në këtë çast ai fshiu me një gjest të lirshëm 'ndotjen' nga xhaketa; një aludim i brohoritur nga pasuesit e tij ndaj hitit të hiphopit 'Dirt Off Your Shoulder' të mikut të Obamës dhe gjigantit të skenës Jay Z. Me një show të tillë kujdeset Obama për kultin e tij, derisa Hillary i var krejt shpresat në Pensilvani tek strategjia që 't'u pëlqejë punëtarorëve', që 'vegjëlia' që ka frikë për punën dhe për shtëpinë të besojnë më shumë tek ajo, se arrin ta nxjerrë Amerikën nga kriza ekonomike. Siç ia doli atëherë edhe i shoqi, Billi, i cili bëri edhe këtë fundjavë reklamë për të shoqen.