Zgjedhje e vështirë ndërmjet klerikut modern dhe konservatorit laik | Bota | DW | 20.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Zgjedhje e vështirë ndërmjet klerikut modern dhe konservatorit laik

Irani ndodhet në udhëkryq

Rafsanjani duke votuar

Rafsanjani duke votuar


Pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, Irani ndodhet para balotazhit: Në raundin e parë asnjë nga shtatë kandidatët nuk ka arritur shumicën absolutë. Kështu që tani ndodhen përballë njëri-tjetrit kryetari i bashkisë i Teheranit Mohmud Ahmadinejad konservator dhe ish presidenti Hashemi Rasfanjani i moderuar. Në këtë mënyrë balotazhi, i cili do të zhvillohet sipas të gjitha gjasave të premten, do të vendosë drejtimin në Iran. Mehdi Korroubi ka humbur keq. Ish kryetari i parlamentit iranian, i cili në zgjedhjet e së premtes katapultoi papritur për çudi në vend të dytë, por pastaj edhe për më cudi u la pas nga kryetari i bashkisë i Teheranit, konservatori Mohmud Ahmadinejad, dyshon për manipulim dhe akuzon mullahet në keshillin e fuqishem të mbikqyrësve, se kanë ndërhyrë dhe kanë ndikuar në rrjedhen e zgjedhjeve sipas interesit të tyre. Dhe kjo edhe pse Korroubi është vëtë mullah, e kryetari i bashkisë jo. Ai është thjesht konservator i rreptë.
Ata që kritikojnë mullahët në Iran, duhej të gëzoheshin tani për konfliktin në kampin klerikal konservator, por edhe një gëzim i tillë për të keq, do të ishte gabim. Sepse haraçin duhet ta paguajnë vetë iranianët. Dhe haraçi do të jetë shumë i lartë, nqs Ahmedinejad do të arrinte që në balotazhin e së premtes së ardhshme të nxirrte nga konkurrimi favoritin e deritanishem ish presidentin Hashemi Rafsanjani. Edhe ky mullah, por njëkohësisht me përvojë si askush tjetër në politikë dhe në ditët e fundit, Rafsanjani është 71 vjeç, siç duket i bindur, të hyjë në histori si shpëtimtar i kombit.
Në fushatën elektorale ai u tregua më i hapur se reformatorët edhe temat si atomi nuk ishin për të tabu. Iranianet liberale jo më kot janë të befasuar. Nqs para dhjetë vjetësh kanë qenë në opozitë ndaj Rafsanjanit, sepse u dukej shumë konservator, sot ata konstatojnë se tani ai është e vetmja shpresë për reforma dhe përparim.
Më mirë do të kishte qenë, që kjo t´u ishte bërë e qartë që në raundin e parë: Në vend që të abstenonin, apo ta çonin dëm kot votën për politikanin e shpëlarë reformator Mustafa Moin, ata është dashur të votonin menjëherë për Rafsanjanin. Tani ai gjendet vetëm me gjysem milioni vota para kryetarit të bashkisë së Teheranit dhe ditët e ardhshme do të jenë një luftë e vërtetë për votat e zgjedhësve. E parë nga ana statistikore konservatorët mund të kishin këtu një avantazh, sepse tre nga shtatë kandidatët e së premtes së kaluar konsiderohen si hardliner. Nqs ata vihen pas Ahmedinejadit, atëherë Rafsanjani do të këtë një situatë të vështirë. Sepse ai së paku atëherë do të kishte nevojë për mbështetjen e reformatoreve të pasukseshem, por nuk mund të jetë i sigurtë për ta.
Ditet e ardhshme duhet t´u bëjnë një gjë të qartë iranianëve, se vendi i tyre ndodhet në udhëkryq ndermjet reformave dhe kthimit pas. Reforma jo nga një reformator, por nga një njëri, që është bërë gradualisht i tillë. Por ai ndryshe nga presidenti i deritanishem reformator Mohamed Katami do të kishte fuqi për to.
Ose kthim prapa, i urdhëruar nga një njëri, i cili në fakt ka bërë diçka për qytetin e Teheranit, por përndryshe është i ngulitur në ideologjinë dhe mentalitetin islamik dhe e shikon çdo hapje të shoqërisë si armikun për vdekje të tyre.
Zgjedhesit në ditët e ardhshme dhe në rradhë të parë në balotazh duhet të tregohen pragmatikë. Në fakt shumë do to donin më mirë një udhëheqës modern laik, por ai nuk ekziston. Akoma jo. Ekziston vetem një klerik dhe një konservator laik. Në fakt zgjedhja nuk duhet të ishte aq e vështirë.


  • Data 20.06.2005
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOu
  • Data 20.06.2005
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOu
Reklamë