Zgjedhja e papës së ri është tema numër një e komenteve të sotme në gazetat gjermane. | Studimi në Gjermani | DW | 20.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Zgjedhja e papës së ri është tema numër një e komenteve të sotme në gazetat gjermane.

"Frankfurter Allgemeine Zeitung": "Një gjerman nuk mund të bëhet kurrë papë, kjo për arësye historike dhe për shkak të psikologjisë popullore. Por Jozef Ratcinger, lindur më 16 prill 1927 në Marktl mbi In të Bavarisë, e pra s´ka asnjë dyshim që ai është gjerman, u bë papë."

"Die Welt": "Ratcinger fliste gjermanisht me Papa Gjon Palin e II-të, por edhe në shumë aspkete të tjera të besimit që dy kanë qenë mjaft konservativë dhe kanë menduar në të njëjtat valë. (...) Një gjë është mëse e sigurtë, vlerësimet për Ratcingerin si njeri i kishës ndahen si për askënd tjetër. E ajo që vlen të theksohet është, se kritikët më të ashpër ai i ka në Gjermani."

Gazeta "Rhein-Neckar-Zeitung" që botohet në Heidelberg shkruan: "E pra megjtihatë Jozef Karl Ratcinger, kardinali konservator nga Bavaria! Vetëm në dy ditë antarët e konklaves vendosën për: traditën, vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë, por edhe kundër reformës së kishës. Ratcinger është brenda radhëve të kishës katolike kundër çdo forme të modernizimit. 78 vjeçari në këtë mënyrë është një trashëgimtar i dyfishtë i të ndjerit Gjon Palit të II-të."

Ndërsa për komentatorin e së përditshmes "Märkische Allgeimeine": "Befasia ka të bëjë me faktin, se Jozef Ratcinger u zgjodh vërtetë papë, pavarësisht se emri i tij shpesh herë është përmendur si pasardhësi i mundshëm i Papa Gjon Palit të II-të. Përvoja na pat mësuar, se kandidatët shumë të përfolur fillimisht nuk zgjidheshin. Jo më pak befasues është fakti që ai është një gjerman - kjo për shkak të historisë mjaft të rënduar të këtij populli."

Një vlerësim edhe nga gazeta "Branschweiger Zeitung": Jozef Ratcinger do të bindë më shumë me fjalimet e tij se sa me veprimet siç ka bërë papa polak. Ai është një orator i shkëlqyer, siç e kanë vlerësuar atë mjaft presidentë, që do të mahnisë jo vetëm popullin prej mbi një miliardë besimtarësh, por të gjithë botën."

"Trierische Volksfreund" shkruan: "Ai zgjidhet në një kohë të humbjes së vlerave dhe të pasigurisë sa i përket unitetit të kishës dhe vazhdimësisë. Për këtë detyrë kardinalët nuk mund të gjenin njeri tjetër më të përshtatshëm se sa Jozef Ratcingeri."

Në gazetën "Këlnische Rundschau" komentatori thekson: "Shpesh herë emri i papës është program. Benedikti i XV-të drejtoi kishën në kohën e Luftës së Parë Botërore, katastrofa e parë e madhe e shekullit të 20, pas fundit të së cilës bota ndryshoi rrënjësisht si nga pikëpamja politike ashtu edhe ajo ekonomike e shoqërore. Duket pra që kuria papnore gjendjen aktuale të njerëzimit e vlerëson sot po aq deprimuese sa dhe asokohe."

Së fundi edhe një citat nga artikulli i së përditshmes "Stuttgarter Zeitung": "Veçanërisht e vështirë do të jetë që vendimi për Ratcingerin t´i përcillet bazës së kishës në Evropë. Kjo ka të bëjë jo vetëm me gjykimet kontradiktore mbi personin e tij, por edhe me faktin që ai është një mendimtar i diferencuar, shumë i ngritur, dhe i vlerësuar vetëm nga një rreth u ngushtë si një njeri i dashur. Ai e njeh Vatikanin si askush tjetër dhe është mjeshtër për mendime befasuese. Por një gjë e dallon atë thelbësisht prej papës parardhës: Ratcinger kurrësesi nuk është një peshkatar i njerëzve."

  • Data 20.04.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arvs
  • Data 20.04.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arvs