Zëvendëspresidenti amerikan Ceni sulmon ashpër senatorin Kerri | Politika | DW | 02.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Zëvendëspresidenti amerikan Ceni sulmon ashpër senatorin Kerri

Dick Cheney në Kongresin e Republikanëve

Dick Cheney në Kongresin e Republikanëve



Dik Ceni është një shami e kuqe për kundërshtarët e tij, por një hero për krahun konservator të djathtë të Partisë Republikane. Për presidentin Bush në periudhën e tij të parë në post, ai ishte jo vetëm një partner besnik dhe këshilltar i rëndësishëm, por edhe njëri nga arkitektët e politikës së tij.Që nga ulja masive e taksave për pasanikët tek lufta e Irakut.

Dik Ceni ka qenë gjithnjë njëri nga protagonistët më elokuentë të qeverisë Bush dhe këtë famë ai e konfirmoi edhe njëherë në fjalën e tij të mërkurën:

"Në këto zgjedhje ne do të vendosim se kush do ta udhëheqë vendin tonë në katër vitet e ardhshme. Në të vërtetë, në lojë është shumë më tepër. Ka momente në histori kur presidentët duhet të marrin vendime parimore për atë se si duhet ta përballojnë një rrezik afatgjatë nga jashtë dhe si duhet ta mbrojnë popullin amerikan. Vendi ynë ka arritur në një kohë të tillë të perspektivës historike."

Ashtu si në fjalimet e mëparshme, Ceni hoqi një vijë lidhëse nga atentatet terroriste të 11 shtatorit, në shkatërrimin e bazave të Al Kaidës në Afganistan deri në clirimin e Irakut.

"Në Irak ne mënjanuam një rrezik në rritje dhe regjimin e Sadam Huseinit. Para 17 muajsh ai ende kontrollonte jetën e 25 milionë irakianëve - tani Huseini është në burg."

Ndryshe nga zëvendëspresidentë të tjerë, që shumicën e herëve e synojnë vetë postin më të lartë në shtet, për shkaqe moshe dhe shëndetësore Ceni nuk është kandidat për Shtëpinë e Bardhë. Për këtë shkak, ai mund të polarizojë pa kufi, sic bëri të mërkurën kur e paraqiti kandidatin demokrat Xhon Kerri si rrezik për sigurinë, dhe me një jetë politike plot kontradikta.


"Madje edhe pas 11 shtatorit, senatori Kerri nuk e ka kuptuar si ka ndryshuar bota. Ai flet për një luftë "më sensible kundër terrorit", sikur kjo do ta impresiononte Al Kaidën. Ai është kundër mënyrës amerikane të të vepruarit, kur këtë e kundërshtojnë kombe të tjera, dhe të lë përshtypjen sikur në politikën e jashtme amerikane ka rëndësi vetëm qetësimi i disa kritikëve të përhershëm."

Ceni bëri edhe një bilanc pozitiv të reformave të politikës së brendshme në periudhën e parë në post të Bushit. Ai hoqi këtu një hark nga reforma në sistemin shkollor, tek ndihma në medikamente për të moshuarit amerikanë deri tek lehtësimet masive nga taksat të të pasurve, hapat me të cilat, sipas tij ekonomia amerikane u fut sërish në kursin e ngjitjes.

Ndërkohë, në Nju Jork ka mbërritur edhe presidenti Bush. Fjala e tij të enjten në mbrëmje do të jetë kulmi dramatik dhe përfundimi i kongresit të partisë së tij, gjë që në thelb kishte vetëm një synim: që ta përgatisë shpirtërisht kombin amerikan për katër vite të tjera Bush.

  • Data 02.09.2004
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aquq
  • Data 02.09.2004
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aquq