″Zëri i paqës″ | Bota | DW | 09.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Zëri i paqës"

Ideja për një radisotacion paqeje për Izraelin dhe Paslestinën tani për tani është e veçantë - por ajo nuk është e re. Për më tepër bashkëpuntorët e radiostacionit të ri "Zëri i paqës" e shohin veten si vazhdimësi e traditës së Abi Natanit, aktivistit izraelit të paqës i cili në vitet e tetëdhjeta prej një anije në detin mesdhe dërgonte mesazhe paqeje dhe muzikë në vendet e përfshira në konfliktin e Lindjes së Mesme.

Radioja e re "Zëri i paqes" është një projekt i përbashkët i Organizatës "Givat Haviva" e cila angazhohet për mirëkuptim mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe gazetës së Jeruzalemit lindor "Jerusalem Times". Projekti kryesisht financohet nga donacionet e Bashkimit Evropian.

Po dëgjoni Zërin e paqës.

"Nuk mund të jetë e vërtetë që ne palestinezët ende jetojmë me mentalitetin e viteve 1948 apo 1967 dhe bojkotojmë krejt atë që vjen nga pala izraelite. Jo, ne duhet të afrohemi me ta, të shohim si jetojnë dhe çfarë mendojnë në mënyrë që të kemi mundësi të ballfaqohemi me ta. Nëse ne edhe më tej vazhdojmë ngritjen e këtij muri atëherë nuk do të ketë kurrë paqe mes arabëve dhe izraelitëve".

"Eshtë absurd fakti që ne izraelitët dijmë kaq shumë për Evropën, kaq shumë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës por kaq pak për fqiun tonë të parë, për palestinezët. Unë me emisionin tim provoj që të heq këtë deficit, tu tregoj njerëzve si jetojnë palestinezët, si është gjendja e tyre ekonomike, çfarë kulture interesante kanë ata".


Para mikrofonit Firas Lutfi dhe Oly Noj, njëri palestinez e tjetra izraelite, që të dy bashkëpuntorë të stacionit të ri izraelito-palestinez "Zëri i Paqës". Ata formulojnë akuza të ashpëra dhe atë në adresë të bashkëkombasëve të vet. Izraelitët tregojnë me gisht nga izraelitët tjerë dhe shprehin mendimin e tyre hapur pa marrë parasysh reagimin e të tjerëve kur bëhet fjalë për sjelljet e pahijshme ndaj fqinjëve palestinezë. Dhe këta të fundit bëjnë të njëjtën gjë pasi që ky është edhe thelbi i porosisë së radiostacionit të ri izraelito-palestinez "Zëri i paqës".

"Të dy grupet punojnë tema të ndryshme por më e rëndësishmja është natyrisht që çdo anë e konfliktit ti prezantohet palës tjetër si në rrafshin kulturor, njerëzor apo politik".

"Edhe pse tingëllon si gjë shumë e rëndomtë, po të jetoj njeriu këtu e di se nuk është e zakonshme që njerëzit ta dëgjojnë njëri-tjetrin. Në vend të kësaj njerëzit informohen për palën tjetër vetëm përmes mediave ndërkohë që shumica e tyre paraqesin një pamje shumë të njëanëshme, të pjesërishme".

Një projekt i cili përkrah dhe me njëri tjetërin në Lindjen e Mesme mund të paraqiste një revolucion sikur bashkëpuntorëve të tij do tu lihej hapësirë e mjaftueshme. Radio "Zëri i paqës" transmeton në gjuhën hebreje, angleze dhe arabe. Me katër nëntor pritet që kjo radio të filloj transmetimin në valët FM. Megjithatë që tani të rinjtë izraelitë dhe palestinezë mund të dëgjojnë mesazhet e guximshme të bashkëpuntorëve të "Zërit të paqës" në internet si përshmebull ato të formuluara nga Firas Lutfi:

"Unë e di saktë që ekzistenca e Izraelit është një fakt i cili duhet parë në sy. Dhe tek kjo e vërtetë nuk bëjnë pjesë vetëm ushtria, tankset dhe aviacioni por edhe shumë njerëz të cilët e duan paqën dhe do të jetonin me kënaqësi me palestinezët".

Dëgjojeni me vëmendje zërin e paqës. Ai është aktulisht shumë i ulët. Dhe të keni durim.

Puna në një projekt të këtillë paqësor në një rajon të tzronditur nga kriza nuk është e thjeshtë. Megjithatë disa karakteristika për një bashkëpuntorë apo bashkëpuntore të "Zërit të paqës" janë sa të shkëlqyeshme aq edhe të nevojshme. Si përshembull interesi personal për një bashkëjetesë paqësore, siç thekson Oly Noj:

"Para Intifadës së tanishme isha shumë shpesh në Ramallah apo Betlehem, atje shkoja me kënaqësi. Tani është pothuajse e pamundur të udhëtoj atje. Por njeriu bën atë që mundet, për mua përshembull si nënë është shumë me rëndësi që vajzën time ta dërgoj në një shkollë të përzierë arabo -izraelite. Në Izrael aktualisht ekzistojnë vetëm tre shkolla të këtij lloji".

Natyrisht realitetet e konfliktit si gjendja eksplozive shpesh e rrezikshme për jetën vërehen edhe në fjalët e Nojit. Vështirësitë që pa frikë njeriu të vizitoj palën tjetër. Sipas Firas Lutfi odo të ishte naive sikur ky fakt thjesht të injorohej.

"Në masë të madhe ne provojmë të theksojmë aspektet pozitive të paqës. Dhe ne nuk tregohemi aq naiv sa të injorojmë vuajtjet konkrete të palestinezëve dhe izraelitëve".

Poashtu afrimi do të provohet të bëhet edhe përmes tingujve muzikor. Muzikë nga të dyja palët. Siç dihet muzika nuk njeh kufij. Megjithatë cilësia më e rëndësishme që duhet të sjell më vete një bashkëpuntorë i "Zërit të paqës" është durimi. Derisa mesazhi i tyre të ketë zënë vend në të dy shoqëritë, mendon Firas Lutfi.

  • Data 09.10.2004
  • Autor Mahmud Tavfik
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArS1
  • Data 09.10.2004
  • Autor Mahmud Tavfik
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArS1
Reklamë