Xhorxh Bush në pozitë të vështirë | Politika | DW | 29.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Xhorxh Bush në pozitë të vështirë

Akuza kundër këshilltarit kryesor të Shtëpisë së Bardhë, Luis Lebi hedh hije dyshimi mbi qeverinë amerikane

Presidenti amerikan

Presidenti amerikan

Skandali i zbulimit të agjentes së CIA-s po e vë qeverinë amerikane dhe presidentin Bush në një pozitë të vështirë. Vëzhguesit flasin për krizën më madhe politike që nga fillimi i mandatit të presidentit. Në rastin e akuzës së ngritur kundër shefit të shtabit të zëvendëspresidentit, Dick Cheney bëhet fjalë në thelb për luftën në Irak, për armët e shkatërrimit në masë që nuk u gjendën kurrë. Kjo aferë madje mund të zgjerohet.

Pra mbi Shtëpinë e Bardhë po mblidhen retë. Me akuzën e ngritur kundër këshilltarit Luis Liby, i cili dha dorëheqjen, rriten hijet e dyshimit edhe për qeverinë amerikane. Dyshohet se edhe asistentë të presidentit Bush kanë qenë të gatshëm të gënjejnë dhe madje të rrezikojnë interesat e sigurisë së vendit të tyre, me qëllim të shtypjes së kritikave të papëlqyera.

Po qe se vërtetohet ajo për të cilën beson hetuesi i posaçëm, Patrik Fitzgerald, atëherë kjo do të thotë se deri në insancat më të larta të Shtëpisë së Bardhë e dinin se me çfarë merrej Valeri Plames, më përpara se ajo të zbulohej nga gazetarët.

Po nga e morën vesh gazetarët ato që Libby faktikisht nuk i dinte prej tyre, por nga shefi i tij, Cheney. Kush e zbuloi sekretin për statusin e saj para gazetarëve dhe e dogji si agjente Valeri Plame? Ishte një akt hakmarrjeje politike, që e bëri Libby të flasë, mos erdhi gjë urdhëri nga lart?

Si në çdo shtet të së drejtës gjatë zhvilimt të procesit vlen versioni i pafajësisë deri në provimin e plotë të fajit. Kështu edhe për Luis Leibin. Por tanimë ndodhet ngushtë edhe zëvendëspresidenti Dick Cheney. Ai do të dalë të dëshmojë kundër Libit në bankën e dëshmimtarëve.

Tanimë tingëllon bosh premtimi i presidentit Bush në fillim të mandatit të tij, se në Shtëpinë e Bardhë do të kthehet ndershmëria dhe dinjiteti. Sepse një akuzë dyfishe për be të rreme ndaj një këshilltari të rëndësishëm të qeverisë, dëmton edhe presidentin.

Për presidentin Bush nuk është një kohë mjaft entuziaste. Kandidatja e tij për postin e gjykatëses së Lartë në Këshillin suprem u rrëzua. Miku i tij, Tom Delay duhet të përgjigjet para gjyqit në Teksas për larje parash. Të gjitha këto po e përforcojnë krizën në qeverinë e Bushit. Prej kohësh nuk ka patur kaq shumë dramaticitet politik në Uashington.

Se si do të përfundojë afera për zbulimin e agjentes së CIA-së, këtë nuk e di askush. Por të krijohet përshtypja, se të premten u shënua një kapitull i ri i dyshimtë në mandatin presidencial të Xhorxh Bushit.


  • Data 29.10.2005
  • Autor Daniel Scheschkevitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsl
  • Data 29.10.2005
  • Autor Daniel Scheschkevitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsl