Xhon Bolton emërohet ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në OKB | Bota | DW | 08.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Xhon Bolton emërohet ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në OKB

Xhon Bolton, sekretari i shtetit në Ministrinë e Jashtme amerikane, i njohur si "sikfteri" politik, do të marrë postin e ambasadorit të SHBA pranë Kombeve të Bashkuara. Politikani amerikan, 56 vjeçari neokonservator, ka qenë përgjegjës për kontrollin e armatimit. Bolton është bërë i njohur sidomos me sulmet e tij të ashpra kundër përpjekjeve nukleare të Iranit dhe Koresë së Veriut

Xhon Bolton, ambasadori i ri amerikan në OKB

Xhon Bolton, ambasadori i ri amerikan në OKB


A mos i ra nga dora receptori i telefonit Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve tw Bashkuara? Këtë donte të dinte kryereporteri i CNN, nga zëdhënësi i OKB-së, kur u bë e ditur se Kondolesa Rajs kishte telefonuar në katin e 38-të të selisë së Kombeve të Bashkuara, me qëllim që t'a informojë atë për ambasadorin e ri amerikan. Personalitetin e ri politik të ardhur nga Uashingtoni e shoqëron nami se është si shkrepëtimë bubullime. Xhon Bolton përkrahës i linjës së ashpër, ka qenë në qendër të kritikave të demokratëve në Amerikë. Për presidentin Bush dhe Ministren e jashtme amerikane, Rajs këto nuk janë aspak pengesa për këtë mision të ri diplomatik të Xhon Boltonit.
"Ne e kemi lutur atë të pranojë këtë detyrë, sepse ai di si të punojë, sepse ai është një diplomat këmbëngulës, sepse ai ka arritur suksese dhe sepse ai ka përvoja të dëshmuara në drejtim të një multilateralizmi efektiv"- thotë Kondolesa Rajs.
Sipas Rajs është mjaft e rëndësishme që Bolton të marrë pjesë në mënyrë aktive në reformën e OKB-së në të ardhmen. Për vëzhguesin e OKB-së si Riçard Roth kjo është njësoj si të vësh ujkun të ruajë delet. A ka qenë për Boltonin momenti më i lumtur i karrierës së tij në shërbim të shtetit, ai i nënshkrimit të letrës drejtuar OKB-së, me të cilën administrata e Bushit, tërhoqi firmën e Klintonit për Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
Tanimë Bolton e paraqet të gjithë kritikën e tij ndaj Kombeve të Bashkuara vetëm si nxitje të një reforme të nevojshme të OKB-së
"Udhëheqja amerikane është mjaft e rëndëishme për suksesin e OKB-së, për një OKB- efektive. Është një moment i mundësive, që do të thotë se me drejtimin amerikan do të mund të arrihen reforma të suksesshme"- thotë Bolton.
Diplomatët e OKB-së reaguan me habi të madhe ndaj këtij emërimi. Në Evropën e vjetër madje u dëgjua fjala provokim. Të tjerë në vend të një reforme presin një bllokim të saj.

Megjithatë Kofi Ananit nuk i ra telefoni nga dora, por ai uroi Boltonin për detyrën e tij të re. Dhe zyrtarisht ai gëzohet për një bashkëpunim të mirë në të ardhmen.

  • Data 08.03.2005
  • Autor Rajner Sytfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQG
  • Data 08.03.2005
  • Autor Rajner Sytfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQG
Reklamë