1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Wikileaks tronditi botën & Përfundon (pa sukses) samiti i OSBE-së & Paketa për ndihën e Irlandës

3 Dhjetor 2010
https://p.dw.com/p/QOyJ

Portali i internetit Wikileaks tronditi botën këtë javë me botimin e qindra mijëra dokumentave sekrete të diplomatëve amerikanë nga 300 ambasadat e këtij vendi në botën e jashtme. Wikileaks ka botuar mijëra dokumenta edhe për Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe vendet tjera të Ballkanit. Diplomatët amerikanë i përshkruajnë liderët botëror shpesh me fjalë të pazgjedhura dhe jodiplomatike, që ka shkaktuar mllefin e tyre. Është ky një aksion i papërgjegjshëm, që nuk ka të bëjë fare me transparencë.

Një ngjarje tjetër e pritur me interes këtë javë ishte samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i cili në Kazakistan përfundoi pa një marrëveshje të qartë për kursin e ardhshëm të organizatës. Të deleguarit nga 56 vendet anëtare, të premten miratuan në kryeqytetin Astana, një deklaratë përfundimtare, por ajo në pjesën më të madhe përmban deklarata të përgjithshme për punën e OSBE-së.

Komisioneri i BE-së për politikën monetare Olli Rehn është i bindur pas premtimit të ndihmave financiare për Irlandën në shumë prej 85 miliardë eurosh, se ekonomia e këtij vendi do të shënojë rritje mbi mesataren dhe atë që në vitin 2012. Ndërohë vazhdon shqetësimi për Spanjën dhe Portugalinë. Shumë gjëra varen nga gjendja ekonomike në Gjermani.

Autor: Marc Koch/Andreas Meyer Feist/Christoph Hasselbach

Redaktoi: Bahri Cani