Werder Bremen pëson humbje të thellë në Barcelonë | 1914 - Lufta e I Botërore | DW | 27.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Werder Bremen pëson humbje të thellë në Barcelonë

Lojtari i Werder Bremenit, Klose

Lojtari i Werder Bremenit, Klose

Skuadrat që llogariteshin favorite për t'u kualifikuar në finale të Kupës UEFA, në ndeshjet e para gjysmëfinale kanë pësuar humbje. Madje, skuadra gjermane Verder Bremen ka pësuar një humbje të thellë në Barcelonë, pasi është mposhtur nga Espanjolli, 3:0.

Me këtë fitore Espanjolli ka bërë një hap të madh drejt finales, pasi është vështirë të parashikohet se skuadra gjermane do të mund ta shkrijë këtë epërsi në ndeshjen e kthimit. Golat për Espanjollin i shënuan Moises (20'), Pandiani (50') dhe Koro (88'). Ndërkohë, edhe skuadra tjetër që vlerësohej favorite, Sevila (mbrojtëse e trofeut) ka pësuar humbje si mysafire e Osasunës. Golin e fitores për Osasunën e ka shënuar Soldado, në minutën e 55-të. Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 3 maj.

  • Data 27.04.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AsIV
  • Data 27.04.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AsIV