Vuçiq është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën | Ballkani | DW | 16.11.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Vuçiq është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën

Presidenti serb, Vuçiq është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Njoftimi vjen nga zyra presidenciale në Beograd

Presidenti serb, Vuçiq është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Njoftimi vjen nga zyra presidenciale në Beograd, bëri të ditur të shtunën, AFP. Suzana Vasiljevic, këshilltarja për media e presidentit, tha se „tani Vuçiq është në gjendje të mirë shëndetësore", por nuk dha të dhëna të tjera. Deri më tani nuk ka pasur njoftime, se presidenti serb, Vuçiq ka probleme shëndetësore, por mediat lokale kanë raportuar më parë, se ai vuan nga tensioni i lartë.

Vuçiq ka qenë kryeministër serb nga viti 2014-2017, deri kur u ngjit në postin e presidentit. Sipas kushtetutës serbe, presidenti ka një rol të gjerë përfaqësuese, por Vuçiq konsiderohet, si njeriu që ka fijet në dorë në Serbi. Opozita dhe organizatat joqeveritare e akuzojnë atë për stil autoritar të qeverisjes dhe kufizim të lirisë së mediave.

 

la/apf,afpd