Vrasja e peshkatarit japonez rëndon marrëdhëniet mes Tokios dhe Moskës | Bota | DW | 16.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vrasja e peshkatarit japonez rëndon marrëdhëniet mes Tokios dhe Moskës

Në një zonë detare të diskutueshme mes Rusisë dhe Japonisë një anije patrulluese ruse ka hapur zjarr ndaj një anijeje peshkatarësh japonezë duke vrarë një antar të ekipazhit të saj. Incidenti ka ndodhur në zonën e katër ishujve Kurile në verilindje të ishullit japonez Hokaido

Anije pranë ishujve Kurile

Anije pranë ishujve Kurile

Sipas palës ruse incidenti vdekjeprurës ndodhi në mëngjesin e hershëm rreth orës 7. Mishail Shevçenko, zëvendësdrejtues i autoritetit kufitar:"Ne kërkuam nga anija që të ndaloj por japonezët nuk reaguan. Anija po bënte manovra të rrezikshme, ajo bënte përpjekje që të përmbys gomonën tonë me rojet tona kufitare në të", sqaron Shevçenko.

Pastaj marina ruse hapi zjarr, një peshkatar japonez pësoi plagë vdekjeprurëse.

"Gjuajtjet janë bërë me një automatik kallashnikov. Ne mendojmë se ai është qëlluar kur ne kemi shtënë në drejtim të anijes", thotë Shevçenko.

Tre peshkatarët tjerë janë arrestuar nga autoritetet kufitare ruse.

Kjo nuk është hera e parë që marina ruse gjatë viteve të kaluara të ndalojë në ujrat e zonës së katër ishujve Kurile në verilindje të ishullit japonez Hokaido. Shpesh në këtë zonë për të cilën nevojitet një leje e posaçme për peshkim është hapur zjarr ndaj peshkatarëve japonezë. Megjithatë rasti i sotëm është më i rëndi në këto 50 vitet e fundit. Atëherë për herë të parë një peshkatarë japonez është qëlluar për vdekje nga pala ruse.

Incidenti ka tronditur sërish marrdhëniet diplomatike në mes të Tokios dhe Moskës. Qeveria japoneze protestoi ashpër dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të peshkatarëve të arrestuar. Dekada me radhë ishujt Kurile janë kthyer në mollë sherri mes Tokios dhe Moskës. Kurilet në fund të Luftës së Dytë Botërore u pushtuan nga ushtria e kuqe, ndërsa qeveria japoneze qysh prej asaj kohe kërkon kthimin e tyre. Rusia është e gatshme të kthej dy prej ishujve jugorë por vetëm pas nënshkrimit të marrëveshje paqësore.

Për peshkatarët japonezë ujërat detare në këtë zonë janë shumë të rëndësishme. Edhe pse për peshkim në këtë zonë atyre u nevojitet një leje e posaçme ata shpesh punojnë pa të dhe në vende të ndaluara për peshkim.

Zënka kufitare rëndon marrëdhëniet ruso-japoneze. Gjatë vizitës së tij në Japoni nëntorin e kaluar presidenti rus Vlladimir Putin sqaroi se mungesa e një marrëveshje paqësore në mes të dy vendeve është duke rënduar bashkëpunimin ekonomik ruso-japonez.

  • Data 16.08.2006
  • Autor Ester Hartbrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKe
  • Data 16.08.2006
  • Autor Ester Hartbrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKe
Reklamë