1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Votimi i fundit për shpërbërjen e parlamentit në Izrael

Tania Krämer8 Dhjetor 2014

Izraeli ndodhet para zgjedhjeve të reja. Leximi i tretë i kërkesës për shpërbërjen e Knesetit do të kryhet sot. Pritet që zgjedhjet e reja të mbahen më 17 mars.

https://p.dw.com/p/1E0sk
Fotografi: picture-alliance/dpa

Deri në minutën e fundit vazhduan thashethemet në Izrael. Prej ditësh në mediet izraelite qarkullon lajmi se kryeministri Benjamin Netanjahu nuk dëshiron më zgjedhje të parakohshme dhe po përpiqet të lidhë fshehtas një koalicion me ultraortodoksët. Vetëm pak ora para leximit të tretë të kërkesës për shpërbërjen e parlamentit gjithçka dukej e mundur. Por në një deklaratë nga zyra e kryeministrit u bë e qartë: leximi i tretë i kërkesës do të bëhet të hënën (08.12.2014) dhe zgjedhjet do të mbahen më 17 mars, bën të ditur portali i internetit "Times of Israel".

Israel Regierungskrise Netanjahu PK 02.12.2014
Fotografi: Reuters/G. Tibbon

Kryeministri Benjamin Netanjahu e shpalli vetë të martën pasdite (02.12.2014) fundin e parakohshëm të qeverisë së tij të koalicionit, largoi nga qeveria dy prej ministrave të tij dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja të parakohshme. Ai i akuzoi për "puç" ministrin e Financave, Yair Lapid (Yesh Atid) dhe ministren e Drejtësisë, Tzipi Livni (Hatnua) dhe tha se nuk mund të vazhdonte të qeveriste në këtë mënyrë. Çështje mosmarrëveshjesh të koalicionit që në krye të brishtë Mes-I Djathtë ishin ndër të tjera rritja e buxhetit të mbrojtjes, por edhe një projektligj, me të cilin Izraeli përkufizohet si shtet nacional i kombit hebre. Në leximin e parë, 84 nga 120 deputetë të Knesetit votuan për shpërbërjen e Parlamentit.

Zgjedhje të reja pas më pak se dy vjet

Koalicioni qeveritar i Netanjahut bëri betimin jo më larg se 22 muaj nga dita e sotme, për herë të parë prej shumë kohësh pa përfshirë në koalicion partitë ultra-ortodokse, edhe atëherë pas zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vetëm dy vjet më vonë, zgjedhësit duhet të vendosin sërish se cila qeveri do ta drejtojë në të ardhmen vendin. Por nuk duket fare e sigurtë se do të jetë Benjamin Netanjahu që do të ngarkohet në mars për të katërtën herë me drejtimin e qeverisë. Disa vëzhgues thonë se "gjithçka është e mundur". Për mendimin e tyre, Netanjahu ka shumë kohë që është në politikë, por deri tani ka arritur vetëm pak gjëra. Veç kësaj atë e bëjnë përgjegjës që tani do të mbahen zgjedhje të reja, të cilat do t'i kushtojnë takspaguesit izraelit rreth 500 milionë dollarë amerikanë.

Rruga Ben Yehuda në Jerusalem
Rruga Ben Yehuda në JerusalemFotografi: imago

Sondazhet e fundit mund ta bëjnë me të vërtetë nervoz Benjamin Netanjahun. Në një anketim të dytë të Televizionit të Dytë Izraelit, 65 përqind e personave të pyetur u shprehën kundër Netanjahut si kryeministër të ri. Vetëm 30 përqind do të preferonin ta shihnin atë sërish në krye të qeverisë.